LAJMI I FUNDIT:

Evropa përkrah saj ‘deri në fitore’ – katër vendet pro perspektivës ‘së menjëhershme’ të pranimit të Ukrainës në BE

Evropa përkrah saj ‘deri në fitore’ – katër vendet pro perspektivës ‘së menjëhershme’ të pranimit të Ukrainës në BE

Vendet udhëheqëse të BE-së tregojnë solidaritet politik për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE. Samiti i BE-së do të vendosë javën e ardhshme, nëse Ukraina do të marrë statusin e lakmuar të kandidatit.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të Gjermanisë, të Francës, të Italisë dhe të Rumanisë u shprehën në Kiev në favor të dhënies së statusit të menjëhershëm të kandidatit për në BE-në Ukrainës dhe republikës fqinje të Moldavisë.


Kancelari Federal Olaf Scholz theksoi: “Ukraina është pjesë e familjes evropiane”.

Komisioni i BE-së dëshiron të paraqesë sot (17.06) rekomandimin për dhënien e statusit të menjëhershëm të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë, por vendimi për këtë duhet të merret njëzëri dhe kjo mund të ndodhë ndoshta në samitin e javës së ardhshme në Bruksel.

Kritere të qarta

Megjithatë pranimi në Bashkimin Evropian lidhet me “kritere të qarta” të cilat “duhet të respektohen nga të gjithë”. Ndër to bëjnë pjesë demokracia dhe sundimi i ligjit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se statusi i kandidatit duhet të shoqërohet me një udhërrëfyes konkret dhe në këtë mes duhet të merren parasysh edhe dëshirat për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin italian, Mario Draghi, dhe presidentin rumun, Klaus Iohannis: “Vendi ynë është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u bërë një anëtar i plotë i BE-së”.

Statusi kandidat për anëtarësim në BE është një “mundësi historike” për të forcuar stabilitetin evropian.

Evropa përkrah Ukrainës deri në fitore

Por ndërsa lidhur me statusin e kandidatit për Ukrainën kancelari ishte i qartë, ai nuk u shpreh qartë lidhur me kërkesat e Ukrainës për tanke dhe armë gjermane.

Në konferencën për shtyp, Olaf Scholz nuk premtoi furnizime të reja me armë, megjithëse nevoja për to në Ukrainë po rritet çdo ditë për shkak të luftimeve të ashpra në Donbas.

Kancelari përsëriti zotimet e mëparshme për tanke Gepard dhe raketa, por nuk përmendi afate për dërgimin e tyre.

Edhe presidenti francez Macron premtoi se do të dërgojë sërish raketa, por asgjë më shumë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori