Evra i thotë Pogbas: Mos u largo nga Juve!

Dy futbollistët luajtën në humbjen e Francës nga Shqipëria, ndërsa mbrojtësi i krahut pas ndeshjes foli rreth mesfushorit, i cili po kërkohet nga shumë klube këtë verë.
“Unë dua ta këshilloj që ta marrë vendimin më të mirë, por i kam thënë se vendimi i takon ekskluzivisht atij”.
“Njerëzit harrojnë se Paul është i ri dhe nëse ai dëshiron të shkojë te një klub shumë i madh evropian në moshën 22 vjeçare, pse jo? Por, nëse vendos të qëndrojë, do të ishte një ide e mirë”.
“Veç kësaj, nuk besoj se Juventusi do ta lejojë largimin e tij”, ka theksuar Evra për Telefoot.
Pogba ka kontratë me Bianconerët deri në qershorin e vitit 2019 dhe çmimi i tij sillet rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































