LAJMI I FUNDIT:

Evertoni këmbëngul se Barcelona nuk ka bërë asnjë ofertë për Richarlison

Evertoni këmbëngul se Barcelona nuk ka bërë asnjë ofertë për Richarlison

Klubi anglez, Evertoni ka këmbëngulur se asnjë ofertë nga Barcelona nuk ka arritur për yllin e tyre brazilian, Richarlison.

Gjatë të mërkurës u raportua se Barcelona ka trokitur dyert e klubit anglez me një ofertë për Richarlison, e cila peshonte 85 milionë funte apo 100 milionë euro.

Megjithatë, Liverpool Echo raporton se këto zëra nuk qëndrojnë dhe se nuk ka pasur ndonjë ofertë të Barcelonës në drejtim të Evertonit.

Barcelona me ofertë të çmendur për Richarlison
Lexo po ashtu Barcelona me ofertë të çmendur për Richarlison

Por, drejtuesit e Evertonit janë duke u përgatitur për interesimin e intensifikuar për 22-vjeçarin brazilian.

Richarlison, i cili u bashkua me Evertonin në verën e vitit 2018 për një shifër prej 35 milionë funtesh, është bërë ylli kryesor i ekipit duke shënuar më shumë gola se kushdo tjetër në klub që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Richarlison (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Barcelona besohet se e ka bërë të njohur interesin e tyre për sulmuesin, por të kaltrit po hedhin poshtë raportet e një oferte zyrtare të ardhur nga Nou Camp.

Gjithashtu thuhet se do të duhej një mënyrë oferte më e madhe se shifra e raportuar prej 100 milionësh, nëse ofertat zyrtare materializohen në të ardhmen nga ndonjë skuadër e interesuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori