LAJMI I FUNDIT:

Evans zbulon transferimin e madh të Fergusonit që tronditi të gjithë lojtarët e Unitedit

Evans zbulon transferimin e madh të Fergusonit që tronditi të gjithë lojtarët e Unitedit

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedi, Jonny Evans ka zbuluar se nënshkrimi i klubit me sulmuesin Robin van Persie la të gjithë skuadrën ‘të tronditur’.

Sulmuesi holandez u bashkua me Unitedin në verën e vitit 2012 nga rivalët e mëdhenj të Arsenalit dhe shënoi 30 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në Old Trafford, në rrugë drejt titullit të 20-të të Ligës Premier.


Transferimi i Van Persiet doli të jetë shumë i suksesshëm për klubin nga Old Trafford dhe për këtë ka folur edhe një ish-bashkëlojtar i tij te Unitedi.

Lojtari aktual i Leicester Cityt, Evans, detajoi reagimin ndaj Sir Alex Ferguson pas nënshkrimit të transferimit të madh.

“Ishte një nënshkrim gjenial, për të marrë dikë nga një prej klubeve tuaja rivale, ku ai ishte për kaq kohë – të gjithë ishin të tronditur”, ka thënë Evans për The Guardian.

Van Persie kishte kaluar tetë vjet te Arsenali dhe ishte bërë lojtari i tyre më me shumë ndikim pas largimit të Cesc Fabregas.

Ai ishte zhgënjyer nga mungesa e trofeve në Arsenal dhe e bëri transferimin te Unitedi në një marrëveshje prej 24 milionë funtesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori