LAJMI I FUNDIT:

Eurovision 2019 mbahet në Tel Aviv në vend të Jerusalemit

Eurovision 2019 mbahet në Tel Aviv në vend të Jerusalemit

Eurovision Song Contest ka zgjedhur Tel Avivin që të presë vitin e ardhshëm ngjarjen më të madhe muzikore, përkundër faktit që qeveria izraelite më herët deklaroi se ngjarja do të mbahet në Jerusalem.

Kryeministeri izraelit, Benjamin Netanyahu, më herët kërkoi që gara muzikore të mbahej në qytetin e shentjë si pjesë e fushatës së qeverisë për njohje globale të Jerusalemit si kryeqytet.

Izraeli e fitoi garën vitin e kaluar me anë të këngëtares Netta Barzilai, e cila ja fitoi të drejtën vendit të saj që të jetë nikoqir i edicionit të Eurovision 2019.

Por, pas reagimeve të këqija të hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem dy ditë më vonë dhe brengave për bojkot ndërkombëtar, që ka bindur artistët në të kaluar të anulojnë performancat, Izraeil ka hequr dorë nga kërkesa për të mbajtur këtë ngjarje në Jerusalem.

Bordi eksekutiv i Eurovisionit, ngjarje që u shikua nga 200 milionë njerz vitin e kaluar, tha të enjtën se transmetuesi publik izraelit, Kan, po ashtu ka kërkuar Jerusalemin dhe portin e qytetit të Eilat në Detin e Kuq si vende të mundshme të mbajtjes së ngjarjes.

“Të gjitha propozimet ishin shembullore, por në fund vendosëm Tel Avivin pasi ka strukturën më të mirë të përgjithshme për të mbajtur ngjarjen më të madhe muzikore ‘live’ në botë”, tha Jon Ola Sand, supervizori ekzekutiv i EBU, që edhe sponsorizon ngjarjen.

Zakonisht Eurovison organizohet nga kryeqytetet, por kërkesa e Izraelit për Jerusalemin nuk është e njohur ndërkombëtarisht dhe shumica e fuqive perëndimore duan që të arrihet një marrëveshje paqësore.

Në të kaluarën Jerusalemi e ka organizuar dy herë këtë ngjarje, së pari në vitin 1979 dhe më pas në vitni 1999 pai Dana International fitoi me këngn “Diva”.

Mediat izraelite pohuan se EBU kërkoi nga qeveria izraelite që të garantojnë hyjren e njerëzve pavarësisht nga qëndrimet politike dhe fetare.

Finalja e madhe e Eurovision 2019 mbahet 18 maj të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori