LAJMI I FUNDIT:

Euro 2008 – Grupi A

Euro 2008 – Grupi A

Në prag të fillimit të kampionatit evropian në futboll, Euro 2008, ju sjellim 16 kombëtaret pjesëmarrëse të këtij evenimenti të madh, që organizohet në Austri dhe Zvicër, duke i prezantuar ato të përmbledhura në bazë të grupeve.

Çekia

Rruga deri në Euro 2008


Çekia e siguroi plasmanin në Kampionatin Evropian, Euro 2008, duke qenë pjesë e grupit kualifikues D, në të cilin gjendeshin edhe Gjermania, Irlanda, Uelsi, Qiproja dhe San Marino. Në këtë grup, Çekia e zuri vendin e parë, madje duke e lënë pas edhe rivalin kryesor, Gjermaninë. Çekët jo vetëm se e siguruan shumë lehtë pjesëmarrjen në Euro 2008, por edhe impresionuan me lojërat e tyre duke shënuar nëntë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. Të vetmen humbje gjatë këtyre kualifikimeve çekët e pësuan nga gjermanët në Pragë. Mirëpo, çekët nuk hezituan të hakmerreshin në lojën e kthimit të cilën e fituan 3-0 në Munih. Takimin e fundit Çekia e zhvilloi me Sllovakinë, dhe siç pritej shënuan fitore, 3-1, dhe në këtë mënyrë u kualifikuan të parët nga grupi D.

Arritjet në kampionatet evropiane

Si shtet i pavarur, Çekia suksesin më të madh në një kampionat evropian e ka pasur në vitin 1996 në Angli, ku arritën deri në finalen e madhe. Mirëpo, çekët humbën në vazhdime nga Gjermania me “golin e artë” të Oliver Bierhoff. Si pjesë e shtetit të ish-Çekosllovakisë, çekët kanë një medalje të artë të cilën e kanë fituar në Kampionatin Evropian të vitit 1976, i cili është zhvilluar në ish-Jugosllavi. Atëbotë në finale Çekosllovakia kishte fituar më penallti, 5-3, kundër asokohe, Gjermanisë Perëndimore, derisa rezultati i ndeshjes kishte përfunduar 2-2.

Statistikat

Nga pavarësimi e deri më tani, Çekia ka marrë pjesë në të katër pjesët përfundimtare të kampionateve evropiane. Deri më tani çekët kanë luajtur 54 ndeshje, prej të cilave kanë shënuar 39 fitore, 8 barazime dhe 7 humbje. Kanë shënuar 117 gola, ndërsa kanë pranuar vetëm 37. Fitoren më të lartë, Çekia e ka shënuar kundër San Marinos, me 7 tetor 2006, me rezultat 7-0.

Skuadra

Portierë
1 Petr Čech
16 Jaromír Blažek
23 Daniel Zítka

Mbrojtës
2 Zdeněk Grygera
6 Marek Jankulovski
12 Zdeněk Pospěch
13 Michal Kadlec
21 Tomáš Ujfaluši
22 David Rozehnal

Mesfushorë
3 Jan Polák
4 Tomáš Galásek
5 Radoslav Kováč
14 David Jarolím
17 Marek Matějovský
18 Tomáš Sivok
19 Rudolf Skácel
20 Jaroslav Plašil

Sulmues
7 Libor Sionko
8 Martin Fenin
9 Jan Koller
10 Václav Svěrkoš
11 Stanislav Vlček
15 Milan Baroš

Përzgjedhësi
Karel Brückner

Turqia

Rruga deri në Euro 2008

Turqia në grupin kualifikues C, përfundoi e dyta, menjëherë pas kampionit aktual të Evropës, Greqisë. Nën udhëheqjen e Fatih Terim, skuadra pati një fillim të shkëlqyer duke i fituar tri takimet e para pa pësuar asnjë gol. Edhe më mirë shkuan punët në Athinë, kundër Greqisë, ku arritën të shënojnë fitore 4-1. Mirëpo pas kësaj fitoreje, skuadra turke pati një krizë, duke shënuar vetëm një fitore në gjashtë takime, ndërsa humbi 3-2 nga Bosnja dhe barazoi 2-2 me Maltën. Forma e dobët vazhdoi edhe në tetor të 2007, kur luajtën baras, 1-1, me Moldavinë, ndërsa humbën në shtëpi nga Greqia, 1-0. Megjithatë, në fund, Turqia arriti të fitojë në ndeshjen vendimtare ne Oslo kundër Norvegjisë, me rezultat 2-1, si edhe në takimin në shtëpi me Bosnjën, 1-0. Me gjashtë pikët e fituara në dy ndeshjet e fundit , Turqia e siguroi vendin e dytë, më një pikë më shumë se Norvegjia, e cila u rendit e treta.

Arritjet në kampionatet evropiane

Turqia për herë të parë në ndeshjet përfundimtare të një kampionati evropian ka luajtur në vitin 1996 në Angli. Mirëpo ajo garë përfundoi shumë keq për turqit, të cilët i humbën të gjitha ndeshjet në grup. Katër vite më vonë, Turqia u kthye në skenën evropiane dhe arriti të mbërrijë deri në çerekfinale, gjatë Kampionatit Evropian në Belgjikë dhe Holandë, ku humbën nga Portugalia me rezultat 2-0.

Statistikat

Deri më tani, Turqia është paraqitur në 95 ndeshje në kampionatet evropiane, prej të cilave i ka fituar 35, ka barazuar 22 herë, ndërsa ka pësuar 38 herë. Turqit kanë shënuar 110 gola, ndërsa kanë pranuar 135.

Skuadra
Portierë
1 Rüştü Reçber
12 Tolga Zengin
23 Volkan Demirel

Mbrojtës
2 Servet Çetin
3 Hakan Balta
4 Gökhan Zan
13 Emre Güngör
15 Emre Aşık
20 Sabri Sarıoğlu

Mesfushorë
5 Emre Belözoğlu
22 Hamit Altıntop
6 Mehmet Topal
7 Mehmet Aurelio
10 Gökdeniz Karadeniz
11 Tümer Metin
14 Arda Turan
16 Uğur Boral
17 Tuncay Şanlı
19 Ayhan Akman

Sulmues
8 Nihat Kahveci
9 Semih Şentürk
18 Kazım Kazım
21 Mevlüt Erdinç

Zvicra

Rruga deri në Euro 2008

Përfaqësuesja e Zvicrës,e cila njëkohësisht është edhe njëri nga nikoqirët e këtij kampionati evropian së bashku me Austrinë, është plasuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në turne. Ky privilegj të cilin e kanë nikoqirët, u ka dhënë mundësinë të luajnë disa ndeshje miqësore. Zvicra ka luajtur tri takime miqësore të cilat i ka fituar, ndërsa të katërtin e ka humbur, pikërisht nga Austria me rezultat 2-1. Pastaj pasuan edhe dy humbje radhazi, mirëpo moment i shkëlqyer ishte barazimi 1-1 me superfuqinë e futbollit, Argjentinën, dhe fitorja 2-1 kundër Holandës.

Arritjet në kampionatet evropiane

Suksesi më i madh i përfaqësueses së Zvicrës ka qenë pjesëmarrja në grupe në vitin 1996 në Angli, dhe pjesëmarrja e fundit në vitin 2004, kur nikoqir ishte Portugalia. Të dy kampionatet Zvicra i filloi me barazim, njërin kundër Anglisë, 1-1, kur ishte nikoqire, ndërsa tjetrin kundër Kroacisë, 0-0, në Portugali. Megjithatë në të dy këta kampionate, Zvicra nuk arriti të dalë nga grupi.

Statistikat

Deri në fund të fazës kualifikuese për Euro 2008, përfaqësuesja e Zvicrës ka luajtur 80 ndeshje kualifikuese, prej të cilave ka shënuar 29 fitore, 22 barazime dhe 29 humbje. Gjatë kësaj faze, zviceranët arritën të shënojnë 119 gola, ndërsa kanë pranuar 109.

Skuadra

Portierë
1 Diego Benaglio
18 Pascal Zuberbühler
21 Eldin Jakupović

Mbrojtës
2 Johan Djourou
3 Ludovic Magnin
4 Philippe Senderos
5 Stephan Lichtsteiner
13 Stéphane Grichting
17 Christoph Spycher
20 Patrick Müller
23 Philipp Degen

Mesfushorë
6 Benjamin Huggel
7 Ricardo Cabanas
8 Gökhan Inler
10 Hakan Yakın
14 Daniel Gygax
15 Gelson Fernandes
16 Tranquillo Barnetta
19 Valon Behrami,

Sulmues
9 Alexander Frei
11 Marco Streller
12 Eren Derdiyok
22 Johan Vonlanthen

Portugalia

Rruga deri në Euro 2008

Gjatë kualifikimeve për Euro 2008, Portugalia përfundoi në vendin e dytë. Ky ishte i vetmi grup ku merrnin pjesë tetë skuadra. Ndërsa Portugalia mblodhi 27 pikë dhe u rendit pas Polonisë e cila ishte e para. Mirëpo, pavarësisht se pësuan vetëm një humbje, portugezët nuk impresionuan edhe aq shumë me paraqitjen e tyre në këtë cikël kualifikimesh. Ata barazuan në gjashtë takime, ndërsa “kulmi” i rezultateve të tyre ishte barazimi, 1-1, me Armeninë, i cili madje ua rrezikoi edhe vendin e dytë në tabelë. Kështu që, krejt varej nga takimi i fundit të cilin e kishin kundër konkurrentit kryesor për vendin e dytë, Finlandës. Megjithatë, skuadra e Scolarit arriti ta menaxhonte lojën për të nxjerrë një pikë, e cila përfundoi 0-0, dhe kështu u bënë pjese e fazave të mëtutjeshme të Kampionatit Evropian, Euro 2008.

Arritjet në kampionatet evropiane

Finalja e vitit 2004 është edhe arritja më e madhe e portugezëve në një kampionat evropian. Më herët Portugalia ka luajtur dy herë në gjysmëfinale, njëherë në vitin 1984 dhe njëherë në vitin 2000. Mirëpo në të dy takimet janë mposhtur nga i njëjti kundërshtar, Franca. Për këtë arsye portugezët tani mendojnë, se skuadra e tanishme e ka mundësinë ta arrijë atë të cilën nuk kanë mundur ta bëjnë skuadrat e mëparshme në kampionatet evropiane të futbollit dhe përfundimisht ta dërgojnë trofeun në Portugali.

Statistikat

Deri në përfundimin e fazës kualifikuese për Euro 2008, Portugalia ka luajtur 108 ndeshje nga 13 pjesëmarrjet e saja në kampionatet evropiane, ku ka shënuar 58 fitore, 26 barazime dhe 24 humbje. Gjatë këtyre ndeshjeve ka shënuar 183 gola, ndërsa ka pranuar 98. Fitoret më të larta të Portugalisë janë kundër Lihtenshtajnit edhe atë dy here me rezultat 8-0. Humbjet më të larta të Portugalisë janë me rezultat 5-0, njëherë nga ish-Çekosllovakia dhe njëherë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Skuadra

Portierë
1 Ricardo
12 Quim
22 Rui Patricio

Mbrojtës
2 Paulo Ferreira
3 Bruno Alves
4 Bosingwa
5 Fernando Meira
13 Miguel
14 Jorge Ribeiro
15 Pepe
16 Ricardo Carvalho

Mesfushorë
6 Raul Meireles
8 Petit
10 João Moutinho
18 Miguel Veloso
20 Deco

Sulmues
7 Cristiano Ronaldo
9 Hugo Almeida
11 Simão
17 Ricardo Quaresma
19 Nani
21 Nuno Gomes
23 Hélder Postiga

Përzgjedhësi
Felipe Scolari