LAJMI I FUNDIT:

EULEX: Nuk kemi marrë përsipër përgjegjësi policore në veri, vetëm po këshillojmë policinë e Kosovës

EULEX: Nuk kemi marrë përsipër përgjegjësi policore në veri, vetëm po këshillojmë policinë e Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bërë të ditur se nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në veri të Kosovës.

Në një përgjigje për Telegrafin, thonë se këshilltarët policorë të lartë të EULEX-it për veriun janë të vendosur në kompleksin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe janë duke dhënë këshilla në katër stacionet policore nën komandën e saj në lidhje me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore.


Përveç kësaj, Këshilltarja e EULEX-it për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Këshilltarja e EULEX-it për Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës janë duke e monitoruar nga afër situatën në këto dy institucione të drejtësisë.

“Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NjPS), e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, ka shtuar më tej patrullimet mobile të vëzhgimit në veri të Kosovës për informim të shtuar të saj rreth situatës. NjPS, e cila është e stacionuar në Mitrovicë, është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, si pjesë e një mekanizmi treshtresor të reaguesve të sigurisë ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX është reaguesi i dytë i sigurisë, dhe NATO/KFOR reaguesi i tretë i sigurisë”.

“Si reagues i dytë i sigurisë i Kosovës, EULEX-i mban koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, përkatësisht reaguesit e parë dhe të tretë të sigurisë së Kosovës. Në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, NjPS e EULEX-it do të angazhohet vetëm me kërkesë eksplicite të Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Tutje EULEX-i theksoi se do të qëndrojë vigjilent dhe po monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë është prioriteti kryesor i EULEX-it dhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme, dhe çdo gjë që duhet, për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në suaza të mandatit tonë, si dhe për të kontribuar për sigurinë e popullatës së saj”, thotë EULEX.

Sipas tyre, nëse paraqitet nevoja, EULEX mund të zbarkojë po ashtu një Njësi Rezervë të Policisë së Specializuar për të shtuar forcat e tij në teren dhe kapacitetin operacional./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori