LAJMI I FUNDIT:

ETIKETA NË VALIXHE: Çfarë tregojnë të gjithë ata NUMRA? (video)

ETIKETA NË VALIXHE: Çfarë tregojnë të gjithë ata NUMRA? (video)

Çdo valixhe në aeroport merr etiketën e vet, madje as që do të besonit se çfarë informacionesh gjenden në atë copë letre. Etiketat vihen në valixhe në mënyrë që secila të përfundojë në avionin përkatës.

E gjitha fillon me kodin dhjetëshifror në këtë copë letre, i cili shënon numrin e avio-kompanisë, numrin serik unik të valixhes, si edhe numri i cili në të vërtetë paraqet instruksione (se si duhet të veprohet me valixhen, a është fjala për gjëra që ekziston rreziku të thyhen)…


Nëse pyesni se si, në cilin moment dhe cili aparat i lexon këto kode…, transmeton Telegrafi.

Në shiritin lëvizës në të cilën qarkullojnë valixhet ekzistojnë pjesë speciale të cilat pengojnë që valixhja me rastin e shpejtësisë të mos dalë nga shiriti.

Pikërisht në ato pjesë të cilat “ruajnë“ valixhet në shirit, gjenden edhe lexuesit e kodeve.

Sistemi kompjuterik aeroporteve atëherë identifikon shënimet e lexuara, ashtu që në çdo moment e di se ku gjendet valixhja juaj.

Në këtë video shikoni se si duket i tërë ai proces. /Telegrafi/