LAJMI I FUNDIT:

Eskalon situata në emisionin “Hell’s Kitchen”, konkurrenti ushtron dhunë ndaj shef Renato Mekollit

Eskalon situata në emisionin “Hell’s Kitchen”, konkurrenti ushtron dhunë ndaj shef Renato Mekollit

“Hell’s Kitchen Albania” është një prej formateve më të diskutuara në ekranet shqiptare.

Pas skandalit të ofendimit të shefit të kuzhinës, Renato Mekolli, ndaj konkurrentes me syze që e quajti “qorre”, një tjetër përplasje ka ndodhur në po të njëjtin emision.


Pas debatit që kanë zhvilluar rreth pjatës së gatuar nga konkurrenti, e që nuk i ka pëlqyer Renatos, ky i fundit ka filluar t’i bërtasë konkurrentit.

Foto: TCH/YouTube

Në momentin që është ngritur zëri më shumë se që duhet, konkurrenti i quajtur Eusebio ka filluar të shajë dhe ofendojë rëndë Renaton, deri sa në një moment ka ushtruar edhe dhunë ndaj tij.

Ai i është afruar dhe e ka shtyrë Renaton që të bie në tokë, teksa më pas kanë ndërhyrë konkurrentë të tjerë që përplasja të mos vazhdonte më.

Kjo është transkripta e debatit mes shef Renatos dhe konkurrentit në “Hell’s Kitchen”:

Konkurenti: Po kë shty ashtu, se unë po bëj më të mirën. Ti ça po bën?

Mekolli: Ku po bën më të mirën?

Konkurenti: Po kot u kape tani ti. Do me më prish mua.. Na çave k*rin. Rrotë k*ri.

Mekolli: K*rin e kujt mo idiot?

Konkurenti: Ty mo (e shtynë). Ik o varik*rs. b*th q*r m*ti, të q*fsha rracën… /Telegrafi/