LAJMI I FUNDIT:

Është shumë relegjioz dhe thotë se lidhja me Adrianën është e dyta në jetën e tij – Keith Groeneveld përgjigjet në 60 sekonda

Është shumë relegjioz dhe thotë se lidhja me Adrianën është e dyta në jetën e tij – Keith Groeneveld përgjigjet në 60 sekonda

I dashuri i aktores Adriana Matoshi, ish-futbollisti dhe reperi Keith Groeneveld ka qenë i ftuar së fundmi në një nga intervistat më të shkurtra në jetën e tij.

Bëhetë fjalë në intervistën 60 sekondëshe të emisionit “Prive”, ku në shpejtësi ai iu është përgjigjur disa pyetjeve.


Në pyetjen e parë se çfarë e bën atë të lumtur, Keith u përgjigj duek thënë: “Zoti, Adriana dhe familja ime”.

Ndërkohë ai shtoi se në një të ardhme e sheh veten duke ndërtuar një shtëpi për familjen e saj dhe si një njeri të arritur me shumë para, duke bërë gjëra të mira me para.

Keith tha se zhvendosja e tij në Kosovë varet nga planet me Adrianën, gjersa për lidhjen me këtë të fundit u shpreh se është e dyta serioze në jetën e tij.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ndërsa ku gazetari pyeti se cili sakirfikon më shumë për dashurinë, ish-futbollisti dhe reperi u përgjigj duke thënë se “të dy sakrifikojnë, por Adriana më shumë”.

Ai shtoi se është person mjaft relegjioz, por që refuzoi t’i përgjigjet pyetjes se me çfarë note e vlerëson veten nga 1-10, për performancën e tij në shtrat. /Telegrafi/