LAJMI I FUNDIT:

‘Është për t’u studiuar’ – si arriti të ngritet Fury pasi u nokautua dy herë nga Wilder

‘Është për t’u studiuar’ – si arriti të ngritet Fury pasi u nokautua dy herë nga Wilder

Shtatë runde para se Tyson Fury të siguronte fitoren në përballjen triologjike kundër Deontay Wilder me një nokaut në rundin e 11-të, ‘Gypsy King’ u duk se pati vështirësi ta mënjanonte fuqinë e tmerrshme të rivalit amerikan, sidomos në rundin e katërt.

Në këtë raund, amerikani nokautoi kampionin dy herë, për ekstazën e të gjithë të pranishmëve.


Nokauti i Furyt ndaj Wilderit në xhirim të ngadalësuar duket edhe më i jashtëzakonshëm
Lexo po ashtu Nokauti i Furyt ndaj Wilderit në xhirim të ngadalësuar duket edhe më i jashtëzakonshëm

Kjo ishte hera e parë në karrierë për Furyn që pësoi dy nokaute brenda një meci.

Për ta përmbledhur sa e çmendur ishte kjo përballje, vetëm një raund më herët ishte Fury ai që po nokautonte Wilderin.

Sidoqoftë, nuk mund ta mohojmë se Wilder pati një start të ndritshëm mbrëmë me këto dy nokaute të cilat mund t’i shikoni më poshtë. /Telegrafi/