LAJMI I FUNDIT:

Është operuar Pashke Marku nga lëndimi i ligamenteve, tashmë ka nisur periudhën e rikuperimit

Është operuar Pashke Marku nga lëndimi i ligamenteve, tashmë ka nisur periudhën e rikuperimit
(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistja e rëndësishme e Kosovës, Pashke Marku, ka operuar krahun pas një lëndimi që e ka munduar për kohë të gjatë.

23-vjeçarja i ka këputur ligamentet e krahut, ndërsa i është nënshtruar operimit ditë më parë. Është duke e marrë veten pas operimit.

Marku tashmë e vazhdon shërimin duke bërë seanca fizioterapie dy herë në javë. Në stërvitje pritet të kthehet pas rreth katër muajve, ndërsa jashtë hendbollit pritet të qëndrojë gjashtë deri në shtatë muaj.

“Shpresoj të kthehem me sukses dhe të vazhdoj me formën që e kisha së fundi”, ka thënë Pashke Marku.

Ajo ka shkëlqyer këtë edicion te skuadra elitare e Zvicrës, Kreuzlingen. Ka shënuar 105 gola në 20 paraqitje kampionale.

“Ka dy vjet që kam pasur probleme me krahun. Por, kam menduar që është nga hendbolli, nga gjuajtjet e shumta. Por, mjeku më ka thënë se nga goditjet e shumta kam lënduar ligamentet. Dhimbjet së fundi u bën të padurueshme dhe u detyrova t’i nënshtrohem operimit. Operimi ka shkuar me sukses”, ka treguar Marku.

Hendbollistja ka shfaqur formë të lartë në dy vitet e fundit, kurse shpreson të vazhdojë njëjtë te Kreuzlingeni edhe pas kthimit nga lëndimi.

“Shpresoj që edhe te Kosova të kthehem me sukses”, ka thënë Pashke Marku.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori