LAJMI I FUNDIT:

A është Erdogan, njeriu i duhur për ndaljen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit?

A është Erdogan, njeriu i duhur për ndaljen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka luajtur rolin e ndërmjetësit në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, por përpjekjet e tij nuk kanë sjellë lëvizje pozitive drejt arritjes së paqes.

Dhe tani, ndërsa vendet në mbarë botën po përpiqen të ndalojnë përhapjen e konfliktit Izrael-Hamas, presidenti turk ka bërë që zëri i tij të dëgjohet.


Këtë javë, ai diskutoi zhvillimet e fundit në konfliktin izraelito-palestinez me liderët e Izraelit, Palestinës, Libanit, Katarit dhe Egjiptit.

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet
Lexo po ashtu Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

I pari i shtetit turk gjithashtu tha në një takim me kabinetin qeveritar se Turqia ishte e gatshme të vepronte si ndërmjetëse për t’i dhënë fund konfliktit, raporton skynews.

Por a është lideri turk personi më i mirë për të ndërmjetësuar?

Një zyrtar turk, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka dhënë opinionin për këtë, duke i thënë Politico-s se Izraeli “po distancohet aktualisht nga një kompromis i mundshëm”.

Ata thanë gjithashtu se “çdo rol ndërmjetësues në këtë pikë është një mision i pamundur”.

Ndërkohë, Selin Nasi, anëtar i Shkollës Ekonomike të Londrës, tha se një çështje tjetër këtu është fakti se Turqia nuk e konsideron Hamasin një organizatë terroriste.

“Nën qeverinë e AKP-së, politika e Ankarasë rreth çështjes palestineze është më e afërt me Hamasin – ose ka favorizuar relativisht Hamasin ndaj Fatahut – në dy dekadat e fundit, gjë që shkaktoi kritika jo vetëm nga Izraeli, por edhe nga SHBA”, tha ajo.

Erdogan tha se ka vetëm një zgjidhje për krizën në Palestinë
Lexo po ashtu Erdogan tha se ka vetëm një zgjidhje për krizën në Palestinë

Derisa AKP erdhi në pushtet në vitin 2002, Turqia tradicionalisht kishte marrëdhënie të ngushta politike dhe ushtarake me Izraelin. Por, lidhjet e dyja vendeve u ndërprenë në vitin 2010 pasi ushtarët izraelitë bastisën Mavi Marmara, anija turke që kërkonte të thyente bllokadën e Gazës, duke vrarë dhjetë aktivistë turq.

Më pas, Erdogan u kthye kundër Izraelit, duke e quajtur atë një shtet vrasës. Kauza palestineze është e dashur për ideologjinë islamike të Erdoganit.

Por, në vitet e fundit, Turqia është përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjën e saj – duke përfshirë edhe Izraelin – një shtytje që u shpërblye me takimin Erdogan-Netanyahu në New York.

Sugjerimi këtu është se Izraeli mund të mos e shohë Turqinë si një aleat të besueshëm.

Analisti politik Soli Ozel, i cili punon në Universitetin Kadir Has në Stamboll, tha gjithashtu se ndërsa të dyja vendet ishin aleatë të Azerbajxhanit në mosmarrëveshjen me Armeninë, Erdogan ka shumë të ngjarë të mbante një qëndrim më të ashpër me Izraelin.

Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, reagon Erdogan
Lexo po ashtu Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, reagon Erdogan

Ai tha gjithashtu se Hamasi do t’i shoh “më shumë me sy pozitiv sinjalet që vijnë nga Teherani sesa nga Turqia”.

Duhet theksuar se Irani po akuzohet gjerësisht se ka ndihmuar në orkestrimin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Edhe pse Irani ka mohuar përfshirjen e drejtpërdrejtë, lideri suprem i vendit Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “puth duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”.

Garda Revolucionare iraniane (IRG) ka mbështetur prej kohësh Hamasin me ndihma financiare dhe ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori