LAJMI I FUNDIT:

“Është martuar me një shtetas italian për letra”, vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive

“Është martuar me një shtetas italian për letra”, vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive
Egla Ceno (Foto: Big Brother VIP Albania)

Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar në rrjet, vëllai i aktores Egla Ceno ka vendosur të japë sqarime lidhur me statusin e gjendjes civile të motrës së tij.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, ai ka mohuar faktin se Egla është e martuar me një djalë italian, një histori që është përhapur së fundmi në mediat sociale dhe portale.


Beso Ceno u shfaq i qetë dhe i drejtpërdrejtë kur shpjegoi situatën, duke theksuar se Egla ka pasur një “martesë për letra” për të fituar lejeqëndrimin në Itali dhe jo një martesë të vërtetë. “Nuk është e martuar”, tha ai. “Një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë… unë e di që motrën e kam të pamartuar”.

Në të njëjtën bisedë, Beso u pyet rreth deklaratave të Paloma, ish-banores së Big Brother, e cila kishte thënë se Egla ishte e martuar me një italian me emrin Françesko. “Po, është e saktë”, u përgjigj Beso. Ai shtoi se kujtohet kur mikut të Eglës i ishin ofruar të ndihmojë në fillimet e saj, por ai siguroi intervistuesit se do të ishte “injorancë e madhe” nëse ai nuk do të dinte diçka të tillë.

Gjithashtu, Beso theksoi lirinë dhe hapësirën që ka secili për të shprehur veten, duke u shprehur se janë “njerëz të lirë të themi çfarë duam”.

Me këto sqarime, ai shpreson të ketë hedhur dritë mbi thashethemet dhe të ketë qetësuar fansat dhe ndjekësit e Eglës që ishin bërë të shqetësuar nga lajmet që po qarkullonin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
“O Çim, Egla është beqare

“O Çim, Egla është beqare", Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri

Magazina
Kalo në kategori