LAJMI I FUNDIT:

I është dukur i “dyshimtë”, polici amerikan plagos të riun me autizëm që nuk kishte kurrfarë arme me vete (Video)

I është dukur i “dyshimtë”, polici amerikan plagos të riun me autizëm që nuk kishte kurrfarë arme me vete (Video)

Një video e publikuar në internet shfaq momentin kur një polic i Chicagos që nuk ishte në detyrë ato momente, qëllon me revole dhe ka plagos një të ri të paarmatosur që vuan nga autizmi, ndërsa fillimisht rastin e kishte përshkruar si një konfrontim i armatosur.

Rreshteri Khalil Muhammad kishte qëlluar Ricardo Hayes më 13 gusht të vitit të kaluar rreth orës 5 të mëngjesit, derisa po ecte në lagjen e tij Hermosa në pjesën jugore të Chicagos, transmeton Telegrafi.


Hayes që asokohe ishte 18-vjeç ishte larguar nga shtëpia dhe ky fakt kishte alarmuar kujdestarin e tij që kishte telefonuar policinë, të cilëve ua bëri me dije se një person me autizëm është zhdukur.

Muhammad, 47-vjeç, në momentin e shtënave nuk ishte në detyrë dhe po ngiste veturën private, kur pa Hayesin duke bredhur rrugëve të lagjes. Në raportin e policisë, ai kishte shkruar se “po hetonte një person të dyshuar” në kohën kur ka ndodhur incidenti.

Por kamerat e sigurisë të vendosura në kulmin e një shtëpie private e dëshmojnë të kundërtën. Gjithashtu dëgjohet edhe zyrtari policor duke e pyetur të riun se çfarë po bën këtu dhe nga kush po ik?

Më pas ai i bëri katër hapa në drejtim të veturës së policit, i cili i shkrep dy plumba ku njëri prej tyre e plagos të riun në kraharor. Hayes disa sekonda më vonë është arrestuar nga Muhammad që kërkoi në radiolidhje ndihmë nga autoambulancat.

Duke u munduar ta arsyetoj veprimin e tij, zyrtari policor ka deklaruar se i dyshuari i është dukur sikur donte të nxirrte nga brezi revolen, dhe kështu instinktivisht kishte reaguar duke e qëlluar.

Por është interesant se si policia fillimisht e kishte cilësuar rastin si konfrontim i armatosur, ndërsa më vonë është konstatuar se Hayes nuk kishte pasur kurrfarë arme. /Telegrafi/