LAJMI I FUNDIT:

A është dëmtuar rëndë Çekia? Shikoni situatën e diskutueshme përpara golit të fitores së Portugalisë

A është dëmtuar rëndë Çekia? Shikoni situatën e diskutueshme përpara golit të fitores së Portugalisë

Portugalia ka mundur mbrëmë Çekinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të tyre në Euro 2024 dhe para golit të fitores në minutat shtesë ka ndodhur një situatë kontestuese për të cilën po ankohen çekët.

Çekët kaluan në epërsi në minutën e 62-të me golin e Lukas Provod, ndërsa shtatë minuta më vonë Robin Hranac shënoi autogol për rezultatin 1-1.

Francisco Conceicao në minutën e dytë shtesë i solli tre pikët Portugalisë, por në aksionin që i parapriu atij goli, ndodhi një situatë kontestuese.


Portugalia e Ronaldos e nisë me fitore rrugëtimin në Euro 2024 - mposht Çekinë
Lexo po ashtu Portugalia e Ronaldos e nisë me fitore rrugëtimin në Euro 2024 - mposht Çekinë

Çekia pati një sulm në krahun e majtë. Antonin Barak u përpoq të fuste David Doudera në rrugën e Nelson Semedos, i cili e largoi duke e penguar të shkonte drejt topit.

Doudera ra në tokë dhe topi shkoi në portë. Gjyqtari Marco Guida nuk bëri një faull, por iu afrua Douderas dhe i tha të ngrihej dhe të vazhdonte të luante.

Në aksionin e radhës, Portugalia shënoi golin e fitores, ndërsa në Çeki ndjejnë se janë dëmtuar në mënyrë drastike.

VAR mund të përfshihej vetëm nëse do të ishte faull për një karton të kuq të mundshëm dhe në fund çekët mbetën pa asnjë pikë.

Ju mund të shkruani komente dhe të ndani me ne përshtypjet tuaja nëse Çekia është dëmtuar në këtë situatë apo jo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Përfaqësueset
Van der Vaart godet dy yjet e Anglisë, njërin e quan lojtar 'të padobishëm'

Van der Vaart godet dy yjet e Anglisë, njërin e quan lojtar 'të padobishëm'

Përfaqësueset
Spanja fitoi një shumë të madhe duke fituar titullin, kjo është shuma që shkon për lojtarët dhe stafin

Spanja fitoi një shumë të madhe duke fituar titullin, kjo është shuma që shkon për lojtarët dhe stafin

Përfaqësueset
Argjentina mposht Kolumbinë pas vazhdimeve, mbron titullin e kampionit në 'Copa America'

Argjentina mposht Kolumbinë pas vazhdimeve, mbron titullin e kampionit në 'Copa America'

Ndërkombëtare
Williams 'harron' menjëherë triumfin në Euro 2024, tregon qëllimin e Spanjës

Williams 'harron' menjëherë triumfin në Euro 2024, tregon qëllimin e Spanjës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Angli: Willams e Yamal shkëlqejnë te fituesit

Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Angli: Willams e Yamal shkëlqejnë te fituesit

Përfaqësueset
Kalo në kategori