LAJMI I FUNDIT:

Esat Mala shpallet talenti i sezonit në Shqipëri

Esat Mala shpallet talenti i sezonit në Shqipëri

Shoqata “sporti na bashkon” ka vlerësuar mesfushorin e Partizanit, Esat Malën.

Futbollisti është fitues i Çmimit “Talenti Sezonit 2018-2019” falë anketës tradicionale organizuar nga shoqata, ”Sporti na Bashkon”, në edicionin e 11 të saj.


Mesfushori i talentuar i kampionëve në fuqi dhe kombëtares U-21 të Shqipërisë, falë votimeve të një jurie të përbërë nga trajnerë dhe gazetarë sportiv, arriti të shpallet fitues i këtij çmimi prestigjioz duke grumbulluar numrin më të madh të pikëve.

Ceremonia e rastit është organizuar në ambientet e klubit të futbollit Partizani. Çmimi Esat Malas i është dorëzuar nga drejtori ekzekutiv i shoqatës “Sporti na Bashkon” Gëzim Nushi.

“Shumë i lumtur dhe i vlerësuar për çmimin. Një falënderim i veçantë për gjithë çunat e ekipit dhe gjithë stafit të Partizanit për këshillat dhe ndihmën gjatë sezonit të kaluar. Falënderues familjes dhe shoqërisë për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, futbollisti thuhet se po kërkohet nga disa skuadra duke përfshirë edhe Besiktasin gjersa më parë ka luajtur te Liria dhe Ballkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori