LAJMI I FUNDIT:

Eroll Salihu: Nga viti i ardhshëm, katër apo pesë klube nga Kosova do të luajnë në garat evropiane

Eroll Salihu: Nga viti i ardhshëm, katër apo pesë klube nga Kosova do të luajnë në garat evropiane

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Erol Salihu ka thënë se ndryshimet e fundit në UEFA kanë bërë që nga viti i ardhshëm të rritet numri i skuadrave nga Kosova që do të luajnë në garat evropiane.

Ndryshimet e fundit që ka bërë UEFA në formatin e kompeticioneve të garave duke e sjellë edhe një kompeticion të ri si Liga e Konferencës, është një lajm shumë i mirë për klubet e Kosovës të cilat pritet që në edicionin 2021-2022 ta rrisin numrin e pjesëmarrjeve në garat ndërkombëtare.


Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu në një bisedë për Zëri.info.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Të kujtojmë se deri tash nga Kosova në Evropë kanë marrë pjesë vetëm dy skuadra, kampioni dhe fituesi i Kupës, ndërsa këtë vit në Evropë pritet të përfaqësohen tri ekipe, kampioni, fituesi i Kupës dhe skuadra e dytë në tabelë, derisa vitin e ardhshëm ky numër pritet të rritet në katër skuadra madje FFK nuk e përjashton mundësinë edhe me 5 skuadra të përfaqësohet në Evropë.

“Është një lajm shumë i mirë pasi është një mundësi ekstra për Federatat e vogla, sikur ne në këtë rast”, ka thënë Salihu, duke shtuar se kjo ndikon shumë në rritjen e nivelit të garave.

“Paramendo nga 10 ekipe sa marrin pjesë në Superligë, katër sosh do të garojnë në arenën ndërkombëtare e ndoshta edhe pesë. Pra është një mundësi e shkëlqyer për klubet tona”, përfundoi Salihu duke konfirmuar se sivjet në Evropë do të dalin tri klube.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori