LAJMI I FUNDIT:

Ermali: Dueti me Sabriun, kujtimi më i bukur që kam me babanë

Ermali: Dueti me Sabriun, kujtimi më i bukur që kam me babanë

Thuhet se të jesh biri apo e bija e një këngëtari nuk është e vështirë për të depërtuar në industrinë e muzikës, duke qenë se do të kesh një shtyllë që e njeh këtë fushë, ku mund të mbështeteni. Mirëpo, në një intervistë këtë gjë e ka demantuar Ermal Fejzullahu.

Këngëtari ka thënë për Kosovapress se fëmijët e yjeve, ndoshta përballen me dyfish më shumë vështirësi, pasi që atyre u duhet më shumë angazhim dhe punë që të identifikohen dhe të mos mbesin nën hijen e prindërve.


Duke e cilësuar si kujtimin më të bukur bashkëpunimin me babanë e tij, këngëtarin Sabri Fejzullahu, Ermali sqaroi edhe arsyen se pse kishin pritur deri vitin e kaluar për këtë realizim, duke thënë se ishte Sabriu ai që kishte dashur t’i linte hapësirë të birit në ndërtimin e karrierës individuale.

“Me thënë të drejtën më ka dhënë babai pak hapësirë për të punuar vet, edhe ka pas qejf që unë të identifikohem sikur Ermal. Unë mendoj që gabimi më i madh është që fëmija i një artisti të madh të fillojë ta imitojë prindin e vet, sepse asnjëherë nuk do të ketë sukses”.

“Do të thoni, sa mirë po këndon sikur babai i vet, por asnjëherë nuk do të përmendin sikur emër. Nuk ka identitet edhe ajo që mua më ka pëlqyer gjithmonë te babai është se nuk më është përzier asnjëherë në karrierën time… Tash po besoj që ka qenë koha dhe asnjëri nuk do të jetojë 100 vjet dashtë Zoti. Ishalla, por ka me mbet kujtimi më i bukur që e kam me babanë”, ka thënë ai.

Në trend Magazina

Më shumë
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori