LAJMI I FUNDIT:

Ermal Meta do të mbajë koncert gjigant këtë të premte në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë

Ermal Meta do të mbajë koncert gjigant këtë të premte në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë

Këngëtari i mirënjohur shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta, do të mbajë një koncert gjigant këtë të premte në Stadiumin “Air Albania”.

Ai vjen për herë të parë për të performuar në një koncert të përmasave të tilla, pas koncertit shumë të suksesshëm që organizoi tri vite më parë.


Ermali përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka shfaqur një moment nga performanca e mahnitshme e vitit 2018 në Sheshin “Skënderbeu”, ndërsa tha se mezi pret të performojë sërish në shtetin e tij amë.

“Ishte viti 2018 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Tiranë. Një mbrëmje dhe një publik i pabesueshëm. Të premten do ta bëjmë prapë, por për herën e parë do të sjellë grupin urban në stadiumin e ri të Tiranës dhe jam i sigurt që edhe një herë do të jetë e jashtëzakonshme”, ka shkruar këngëtari me prejardhje nga Fieri në Instagram.

Pjesë e koncertit si e ftuar speciale do të jetë edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë në Itali, Elhaida Dani, e cila ka fituar “The Voice of Italy” në vitin 2013.

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka pralajmëruar koncertin gjigant përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke treguar edhe kushtet pandemike nën të cilat do të organizohet ai në atë që njihet si ‘Arena Kom‘ëtare’.

“Ermal Meta rikthehet në Tiranë për të performuar në një koncert fantastik. E ftuar speciale, me një super hapje të koncertit më magjik të vitit, Elhaida Dani. Tiranë, 17 shtator 2021, hyrja nis në orën 17:00 dhe portat mbyllen në orën 19:00, Stadiumi “Air Albania”. Të gjithë të pranishmit duhet të jenë të pajisur me maska, në përputhje me rregullat anti-covid”, ka shkruar Erion Veliaj në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori