LAJMI I FUNDIT:

Eriksen zbuloi datën e kthimit të tij në fushat e blerta

Eriksen zbuloi datën e kthimit të tij në fushat e blerta

Christian Eriksen thuhet u tha shokëve të tij të skuadrës së Interit se ai “kishte qenë me fat”, duke shtuar se do të kthehej në aksion pas “katër ose pesë muajsh”.

Danezi u takua gjatë të mërkurës me bashkëlojtarët e tij të Interit në Appiano Gentile.


Kjo ishte hera e parë që nga incidenti i tij gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 më 12 qershor ndaj Finlandës.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Eriksen i mbajti lotët kur pa shokët e tij të skuadrës dhe u tha atyre se “kishte qenë me fat”.

Ai gjithashtu shtoi se do të kthehet në aksion “në katër ose pesë muaj”.

Ndryshe, Eriksen pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes së parë të Euro 2020 kundër Finlandës më 12 qershor.

Mjekët i shpëtuan jetën në fushë para se ta çonin në spital. 29-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të implantuar një defibrilator të zemrës disa ditë më vonë, por ai nuk do të lejohet të luajë përsëri në Serie A nëse pajisja nuk hiqet.

Eriksen i bashkohet ekipit, Interi jep njoftimin e fundit mbi gjendjen e tij shëndetësore
Lexo po ashtu Eriksen i bashkohet ekipit, Interi jep njoftimin e fundit mbi gjendjen e tij shëndetësore

“Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagë, të cilët gjithashtu do të koordinojnë ndjekjen klinike”.

“Stafi mjekësor i Interit natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit”, u tha në një deklaratë zyrtare të Interit dje.

29-vjeçari tani do të kthehet në Danimarkë për një pushim të shkurtër. /Telegrafi/