LAJMI I FUNDIT:

Eriksen, maratonisti i Ligës së Kampionëve

Eriksen, maratonisti i Ligës së Kampionëve

Christian Eriksen i Tottenham është në krye të listës së lojtarëve të palodhshëm me tre ndeshje, 270 minuta të luajtura dhe 36.887 metra të përshkuar.

Reklama

Mbrapa krahëve të mesfushorit danez është Aleksandr Golovin i CSKA-së (36.752) dhe Koke i Atletico Madrid (36.633).

Bie në sy fakti se mes dhjetë të parëve nuk ka asnjë lojtarë të Serisë A.

Mes Napolit dhe Juventusit, dy skuadrat e vetme “azurre” që marrin pjesë në këtë garë, Jorginho është ai që ka vrapuar më shumë (33.239), edhe pse ka luajtur rreth njëzet minuta më pak se të tjerët.