LAJMI I FUNDIT:

Ergyn Ahmeti më i miri i xhiros së pestë në Albi Mall Superligë

Ergyn Ahmeti më i miri i xhiros së pestë në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 5-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të KF Llapi , Ergyn Ahmetit.

Komisioni i veteranëve të futbollit vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit kreativ të skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Feronikeli 74 pati paraqitje të mirë, teksa edhe shënoi një gol, duke kontribuar që skuadra e tij të fitojë tri pikë të reja, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 0:3 dhe duke marr kryesimin e tabelës në Albi Mall Superliga.


Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Llapi, Ergyn Ahmeti e ndau Elton Rexhepi, zyrtar i marketingut në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Ahmeti u shpreh i lumtur për çmimin dhe formën që po kalon skuadra e tij .

“Jam i lumtur për këtë çmim në aspektin personal por edhe në aspektin ekipor, pasi që kjo është një shtytje e madhe të vazhdojmë punën me përkushtim. Kampionati është i gjatë por ne kemi filluar mirë dhe do të fokusohemi që nga loja në lojë të marrim pikët maksimale dhe të tregojmë futboll të bukur. Falënderoj shokët e ekipit, stafin dhe tifozët për përkrahjen e vazhdueshme, gjë kjo e cila më ka ndihmuar që të adaptohem shumë shpejt me qytetin e Podujevës dhe ekipin e K.F. Llapi ” ka thënë Ergyn Ahmeti për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori