LAJMI I FUNDIT:

Erërat që frynin me shpejtësi 185 km/h lëkundën anijen gjigante, pasagjerët kaplohen nga paniku – tavolinat e karriget fluturonin nga të gjitha anët (Video)

Erërat që frynin me shpejtësi 185 km/h lëkundën anijen gjigante, pasagjerët kaplohen nga paniku – tavolinat e karriget fluturonin nga të gjitha anët (Video)

Të paktën tetë pasagjerë kanë përfunduar në spitalin e Floridës, pasi anija gjigante me të cilën po udhëtonin filloi të lëkundet për shkak të erërave të forta.

Sipas tyre, erërat filluan të fryjnë me shpejtësi prej 185 kilometra në orë dhe për shkak të kushteve të rënda atmosferike, anija filloi të lëkundet herë në anën e majtë e herë në të djathtën, transmeton Telegrafi.


E për të mos ndodhur më e keqja, kapiteni i anijes është detyruar të ndalet në portin e Floridës, kurse pasagjerët e lënduar janë dërguar për tretman në spitalet më të afërta.

“Isha duke shikuar film në dhomë kur gjithçka filloi të lëkundet, menjëherë fillova të kaplohem nga paniku. Gjësendet filluan të fluturojnë nëpër dhomë, mendova se do të vdesim”, ka deklaruar Samantha Foster nga Montreali i Kanadasë.

Sipas saj, në një moment anija u stabilizua, por pasagjerë të shumtë nuk mund të ndaleshin duke bërtitur.

“Shumë prej tyre e kanë kaluar natën jashtë dhomave, në hapësira të përbashkëta. Ka qenë e tmerrshme, kurrë më parë nuk jam frikësuar aq shumë”, ka shtuar Foster.

E shumë tjerë që ishin brenda anijes kanë publikuar pamje të këtij momenti ku shihen karriget e tavolinat duke fluturuar nga të gjitha anët. /Telegrafi/