LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta lënë pa rrymë shumë qytetarë

Erërat e forta lënë pa rrymë shumë qytetarë

Erërat e forta që kanë përfshirë Kosovën mbrëmjen e djeshme, kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik duke lënë pa energji shumë vende.

Si pasojë e erës edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar që shumë shtylla të jenë të dëmtuara, e përçues të këputur.


Përveç dëmeve që u shkaktuan në rrjetin elektrik gjithandej Kosovës, deri më tani institucionet e shërbimeve emergjente kanë thënë se nuk ka dëme të tjera materiale.

Për më shumë se pesë orë pa energji elektrike kishin mbetur banorët e Komunës së Obiliqit. Banori i kësaj komune Sabri Miftari, thotë se ndërprerja e energjisë çdo herë kur ka erëra po bëhet e padurueshme.

Ai thotë se nëse vazhdohet kështu, gjatë dimrit do kenë shumë probleme.

“Kjo në qoftë se ndodh kështu në dimër nuk kemi çka me hi, diku 4-5 orë kemi qenë pa rrymë”, tha ai.

Kurse, banori tjetër i kësaj komune, Selim Krasniqi, thotë se në lagjen ku ai banon ndërprerje të rrymës ka pasur për 3 orë.

Krasniqi shprehet se në këtë komunë çdo herë kur ka erëra ka ndërprerje të energjisë elektrike, e kjo sipas tij, për shkak të rrjetit të vjetruar.

“Rrymë nuk kemi pasur mbrëmë 2 orë, shyqyr që nuk u bë më keq se ka qenë një erë e fuqishme. Pas dy orëve ka ardhë rryma dhe është qetësuar gjendja… Shkakton se këtu moti telat janë të vjetërsuar ndodhin këto gjëra”, tha ai.

Se në këtë komunë nuk ka pasur dëme të tjera përveç atyre në rrjetin elektrik, e ka thënë edhe drejtori për shërbime publike dhe emergjencë, Naim Miftari.

Sipas tij, në disa fshatra të kësaj komune ka pasur dëmtim të shtyllave elektrike, por që ai shprehet se janë rregulluar mbrëmë.

“Ende nuk kemi ndonjë informatë lidhur me dëmet materiale nëse ka pasur apo jo. I kemi organizuar disa ekipe janë në terren për të vlerësuar nëse ka ndonjë dëme të shkaktuar nga erërat e mbrëmshme. Përveç disa shtyllave elektrike me ç’rast kanë mbetur rreth dy orë qytetarët e Obiliqit kanë mbetur pa rrymë elektrike…Janë rregulluar mbrëmë”, tha ai.

Në anën tjetër, Komandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Latif Zeka, për KosovaPress ka thënë se gjatë ditës së djeshme nuk kanë pasur ndonjë thirrje për intervenim.

Megjithatë, ai thotë se për raste të tilla janë gjithmonë në gatishmëri.

“Për fat të mirë ne si brigadë nuk kemi pasur thirrje, nuk kemi pasur thirrje as prej qytetarëve as prej institucioneve me intervenua ne. Gjithsej i kanë pasur intervenime nja 4 po nuk kanë qenë në lidhje me erën…Ne jemi të gatshëm siç dihet 24 orë të intervenojmë, jemi deri diku edhe me shkallë hidraulike edhe me njerëz. Sa mundemi ne ju dalim në ndihmë çdo qytetari që ka nevojë për neve”, u shpreh ai.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta ka pasur një varg prishjesh në rrjetin elektrik, por që ai shprehet se ekipet në terren i kanë sanuar disa nga dëmet.

“Duhet ta dini që mbrëmë ka pasur erëra te forta që kanë shkaktuar një varg prishjesh, sidomos në Dukagjin dhe Anamorave. Prishjet janë sanuar në afat rekord falë angazhimit maksimal të punëtoreve te KEDS-it që ishin vazhdimisht në terren, por kanë mbetur prishje në nivel lokal, që përfshijnë numër të vogël të konsumatorëve, pasi kemi shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur”, ka thënë ai.

Buzhala ka bërë të ditur se KEDS ende nuk ka përpiluar raport të detajuar për të ditur dëmet që janë shkaktuar. Madje ata nuk kanë informacione se sa orë qytetarët e Kosovës kanë qenë pa energji elektrike./KP/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori