LAJMI I FUNDIT:

Erdogan recitoi pjesë të Kuranit si kumbar i një dasme – publikohen pamjet nga një xhami në Bosnje

Erdogan recitoi pjesë të Kuranit si kumbar i një dasme – publikohen pamjet nga një xhami në Bosnje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ishte kumbar i martesës së Jamina Izetbegoviq dhe Çamil Humaçkiqit në Xhaminë e Beut si dëshmitar, dhe ai gjithashtu e shënoi këtë ceremoni duke recituar Asherah, dmth një pjesë të tekstit kuranor.

Asherah në arabisht do të thotë dhjetë dhe nënkupton një pjesë të tekstit kuranor – 10 vargje simbolike ose disa rreshta, të cilat mund të studiohen në pak minuta.


Siç është zakon në traditën myslimane që shumë takime dhe ngjarje fillojnë me leximin e Kuranit, presidenti turk vendosi që ceremoninë e dasmës dhe fillimin e martesës së tyre ta shënojë me recitimin e Asherahut, raporton klix.ba.

Erdogan mbërriti në dasmë me gruan e tij, Eminën dhe ata u mirëpritën nga prindërit e nuses, Bakir dhe Sebija Izetbegoviq.

Me dy aeroplanë dhe dhjetëra vetura përcjellëse, Erdogan arrin në Sarajevë - presidenti turk do të hap një xhami dhe do të jetë kumbarë në një dasmë
Lexo po ashtu Me dy aeroplanë dhe dhjetëra vetura përcjellëse, Erdogan arrin në Sarajevë - presidenti turk do të hap një xhami dhe do të jetë kumbarë në një dasmë

Ceremonia në Xhaminë e Beut u ndoq nga mysafirë të shumtë, duke filluar me disa qindra qytetarë që u mblodhën atje duke përfshirë politikanë dhe personalitete të famshme si aktori Emir Hadzihafizbegoviq, Elvir Svrakic dhe të tjerët.

Të porsamartuarit u martuan nga reis-l-ulema Husein Kavazoviq dhe Erdogan e gjeti veten në rolin e dëshmitarit në një martesë civile që u mbajt më pas në Hotel Evropa. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori