LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Nëse humbim Jerusalemin, humbim Medinen, Meken dhe Qaben

Erdogan: Nëse humbim Jerusalemin, humbim Medinen, Meken dhe Qaben

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi se nëse humbet Kudsi (Jerusalemi) pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur atë si kryeqytet të Izraelit, atëherë do të humbet edhe Medineja dhe rrjedhimisht edhe Meka dhe Qabeja, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse shkon Kudsi, nuk do të mund ta mbrojmë Medinen. Nëse shkon Medineja, nuk do të mund ta mbrojmë Meken. Nëse shkon Meka, do ta humbasim edhe Qaben”, tha Erdogan në programin e ndarjeve të çmimeve “Necip Fazil Kisakurek” në Stamboll, që organizohet nga gazeta Star dhe në të cilën shpërblehen personalitete në fushën e artit dhe letërsisë.

“Mos harroni se Kudsi do të thotë Stambolli, Islamabadi, Xhakarta. Medineja do të thotë Kajro, Damasku, Bagdadi. Qabeja do të thotë nderi, dinjiteti dhe qëllimi i ekzistencës i të gjithë neve si muslimanë. Ne nuk do të heqim dorë nga asnjëra prej këtyre. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’u dalë zot urdhrave të Allahut dhe amanetit të paraardhësve tanë”, shtoi presidenti turk.

Erdogan e cilësoi si “të prishur” rendin botëror, i cili reflektohet përmes viktimave të pafajshme në Siri, palestinezëve të cilët privohen nga të drejtat e tyre dhe muslimanëve të Arakanit të cilët vdesin masovisht duke u dëbuar nga vendlindja e tyre.

Duke recituar vargje nga poeti i famshëm turk, Necip Fazil Kisakurek, në nder të të cilit bëhet ndarja e çmimeve, Erdogan tha: “Nëse i kryejmë një nga një përgjegjësitë tona, besoj se ne si njerëz do t’i tejkalojmë këto probleme”.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori