Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje të shtunën Katarit dhe fqinjëve të tij që deri para përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit t’i japin fund krizës së rëndë diplomatike, e cila ka tronditur Gjirin Persik. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me shefin e diplomacisë së Bahrejnit.
Muaji Ramazan përfundon më 25 qershor. Erdogani dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, vendi i të cilëve mbështet Katarin, biseduan rreth një orë e gjysmë në Stamboll me sheikun Kaled ben Ahmed Kalif, shef i diplomacisë së Bahrejnit, aleat i Arabisë Saudite.
Gjiri Persik nga e hëna ndodhet në krizë serioze pasi Bahrejn, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje ndaj terrorizmit dhe lidhje me Iranin, rivalin rajonal të Arabisë Saudite. Autoritetet e Katarit kanë hedhur poshtë akuzat.
Tri shtetet e Gjirit kanë mbyllur kufijtë tokësor, detar dhe ajror me Katarin.
Ndërmjetësim më herët ka paralajmëruar edhe Rusia, ndërsa Washingtoni ka bërë thirrje për ulje të tensioneve.
Turqia ka marrëdhënie të veçanta me Katarin dhe vazhdon të zhvillojë edhe marrëdhënie me mbretërinë e fuqishme saudite.
Parlamenti turk kësaj jave miratoi dërgimin e trupave turke në bazën ushtarake në Katar, i cili është i pasur me gaz.
“Kjo marrëveshje nuk është e drejtuar kundër asnjë shteti në Gjirin Persik”, tha sot Çavushoglu, duke shtuar se synohet sigurimi i stabilitetit të Gjirit Persik në tërësi.
Erdogan këtë javë ka biseduar edhe me disa udhëheqës të rajonit dhe tha se është i gatshëm që të ndërmarrë çfarëdo përgjegjësie për të qetësuar Riadin dhe Dohën, transmeton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251