LAJMI I FUNDIT:

“Erdha në Kosovë pa pasaportë diplomatike, pa kontroll”, stilisti MR. Rex ironizon me kolegun e tij Valdrin Sahiti

“Erdha në Kosovë pa pasaportë diplomatike, pa kontroll”, stilisti MR. Rex ironizon me kolegun e tij Valdrin Sahiti

Stilisti Valdrin Sahiti javën e kaluar ka qenë një prej personazheve më të përfolur në media.

Kjo pasi u përfol në disa raportime të mediave online se ai mund të jetë arrestuar në Turqi, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike.


Këto dyshime i hodhi poshtë avokati Besnik Berisha, në një prononcim për Telegrafin, duke thënë se është e pavërtetë se klienti i tij ndodhet i arrestuar në Stamboll, madje krejt e kundërta – ai ishte në Dubai për vizitë pune.

Flet avokati i Valdrin Sahitit: Lajmi për arrestimin e tij në Turqi është i pavërtetë, ai ndodhet në Dubai
Lexo po ashtu Flet avokati i Valdrin Sahitit: Lajmi për arrestimin e tij në Turqi është i pavërtetë, ai ndodhet në Dubai

E teksa këto thashetheme e kanë shndërruar në personazhin më të përfolur të javës, duket se nuk kanë munguar edhe ironizimet nga kolegët e tij në rrjetet sociale.

Stilisti Mr. Rex i cili është kujdesur për veshjen e shumë yjeve të estradës publikoi në InstaStory një video nga arritja e tij në Kosovë, më saktësisht në aeroport te pjesa e udhëtarëve.

“Erdha unë në Kosovë, pa pasaportë diplomatike, pa kontroll”, ka shkruar Mr. Rex në mbishkrimin e videos.

Kjo u pa nga ndjekësit e tij si një ironizim i hapur lidhur me faktin që stilist Sahiti është posedues i pasaportës diplomatike, të lëshuar nga ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila njëherësh është mikja e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori