LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi nis punën për këngën e re

Era Istrefi nis punën për këngën e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Nuk e di” në duet me motrën e saj, Nora Istrefin.

Ky projekt i motrave Istrefi u prit mjaft mirë nga publiku, por që më shumë u komentuan për performancën atraktive në videoklip.


Megjithatë, 24-vjeçarja tashmë ndodhet në Londër dhe ka nisur përgatitjet për projektet e radhës ndërkombëtare.

Të gjitha lajmet nga Era Istrefi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

Sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt do të kemi një projekt të ri nga Era edhe pse akoma nuk ka zbuluar asgjë rreth tij.

Këngëtarja, po ashtu, i ka paralajmëruar fansat se do të mbajë disa koncerte në vend dhe në diasporë ku jetojnë shqiptarët.

Nga ana tjetër, Era është gjithnjë në vëmendje për shkak të fotografive dhe performancave që herë pas here ndan me ndjekësit në rrjetet sociale. /Telegrafi/