LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi: Hillary e di tashmë që do të fitojë (Foto)

Era Istrefi: Hillary e di tashmë që do të fitojë (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi tashmë është e njohur si një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme, që pushtoi edhe botën me hitin e saj “Bonbon”.

Era ka me mijëra fansa nga e gjithë bota, gjersa shumica prej tyre janë ndjekës të rregullt të saj në rrjetet sociale, në të cilat edhe vet këngëtarja është mjaft aktive.


Mesa duket edhe këngëtarja shqiptare është influencuar nga zgjedhjet për president të cilat po zhvillohen në Amerikë.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të kandidates Hillary Clinton, duke treguar për simpatinë që ka ndaj saj.

Postimi i plotë i Era Istrefit në Instagram
Postimi i plotë i Era Istrefit në Instagram

“Ajo e di që tashmë do të fitojë bashkë me neve”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimi e fotos, duke parashikuar kështu rezultatin e zgjedhjeve, që me gjasë mund të nxjerrin fituese kandidaten e parë potenciale femër për presidente të SHBA-ve. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet për Zgjedhje Presidenciale në SHBA
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Zgjedhje Presidenciale në SHBA