LAJMI I FUNDIT:

EpicGames ua ndalon lojtarëve rusë të fitojnë çmime në turnetë e Fortnite

EpicGames ua ndalon lojtarëve rusë të fitojnë çmime në turnetë e Fortnite

Çdo ditë organizatorë të ndryshëm, kompani video-lojërash, ekipe dhe lojtarë të eSports po reagojnë ndaj sulmeve të shtetit rus ndaj Ukrainës, së fundmi një ndalesë e ka bërë edhe kompania e video-lojërave EpicGames.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale nga Fortnite Competitive, u njoftua se duke filluar nga 11 marsi 2022, Rusia do të shtohet në listën e vendeve ku lojtarët nuk kanë të drejtë të fitojnë çmime në para në turnetë “Fortnite Competitive”.


Sipas EpicGames, lojtarët që banojnë në Rusi duhet të përfundojnë procesin e verifikimit të çmimeve për çdo turne të mëparshëm dhe të kërkojnë shpërblimet nga ofruesi i pagesave të EpicGames përpara datës 22 mars 2022.

Nëse çmimet në para mbeten të padeklaruara pas datës 22 mars 2022, ato do të “ngrihen” derisa ofruesi i shërbimit të pagesave të EpicGames të jetë në gjendje të rifillojë dhënien  e çmimeve për lojtarët që banojnë në Rusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori