LAJMI I FUNDIT:

Enver Hasani: Për mua, letra e Albin Kurtit për lirimin e Rexhep Selimit do të ishte presion politik

Enver Hasani: Për mua, letra e Albin Kurtit për lirimin e Rexhep Selimit do të ishte presion politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se letra e Kurtit dërguar Speciales është problematike për shkak se Kurti ka qenë ish-kryeministër.

“Është problematike letra, pasi përçon një mesazh të keq, pra ndërhyrje e politikës në drejtësi. Për mua në çfarëdo cilësi që kam qenë do ta kisha marrë si presion letrën e Kurtit. Në parim nuk është se kjo letër ndihmon diçka”, tha ai në “Debat Plus”.


Hasani thotë se edhe Rugova kishte bërë një letër pak a shumë të ngjashme me një kërkesë për lirimin e Ramush Haradinajt në atë kohë, por sipas tij situata ka qenë e ndryshme.

“Në atë kohë pushtetet nuk kanë qenë të ndara në Kosovë. Pushtetet ishin në dorën e një njeriu, Soren Jesen Petersen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se në rastin e letrës së  Kurtit, shteti i bie që involvohet në një proces gjyqësorë.

“Nëse do të ndodhte diçka, shteti do të duhej të mbante përgjegjësi ndërkombëtare”.

Hasani thotë se nuk ka rëndësi nëse Albin Kurti pranon ligjshmërinë e Gjykatës Speciale pasi sipas tij ajo është e themeluar me Kushtetutë dhe sipas tij tjerat nuk kanë rëndësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori