LAJMI I FUNDIT:

Enrique ka zgjedhur 55 emra potencial për të qenë pjesë e Spanjës në Kupën e Botës: Ramos në listë, mungojë De Gea dhe Fabian Ruiz

Enrique ka zgjedhur 55 emra potencial për të qenë pjesë e Spanjës në Kupën e Botës: Ramos në listë, mungojë De Gea dhe Fabian Ruiz

Luis Enrique ka zgjedhur tashmë 55 futbollistët që figurojnë në listën e dërguar në FIFA, kur kanë mbetur në më pak se një muaj para së të fillojë Kupa e Botës.

Emrat që figurojnë në të nuk ndryshojnë shumë nga 50 lojtarët e përdorur në fazën kualifikuese për Botërorin dhe ndeshjet e mëpasshme.

Një nga emrat që tërheq vëmendjen dhe që i përgjigjet momentit madhështor në mënyrën se si po shfaqet është ai i Kepa Arizabalaga.

Portieri i Chelseat ka arritur të futet në mesin e ‘të zgjedhurve’ së bashku me Unai Simon, Robert Sanchez dhe David Raya, ndërsa David de Gea mundon në këtë listë.

Në mbrojtje bie në sy prania e Sergio Ramos, siç ndodhi edhe në paralistën e fundit, por mundësitë e tij për të qenë në Katar nuk është e madhe. Luis Enrique ka vendosur të përfshijë mbrojtësin e PSG-së, por nuk e llogarit atë për listën prej 26 lojtarësh që do të shpallë më 11 nëntor.

Iago Aspas dhe Arnau Martinez, janë dy emrat më befasues në listë

Barcelona dominon listën me lojtarë si Eric Garcia, Sergio Busquets, Jordi Alba, Marcos Alonso, Gavi, Pedri, Ansu Fati dhe Ferran Torres.

Dani Carvajal dhe Marco Asensio janë të vetmit madrilen që figurojnë në listë. Nacho nuk ka hyrë në mesin e 55 të zgjedhurve.

Inigo Martinez, Pau Torres, Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente dhe Hugo Guillamon janë qendërmbrojtësit që shfaqen në listën e gjerë të Luis Enriques.

Busquets, Rodri, Carlos Soler, Gavi, Pedri, Mikel Merino, Brais Mendez apo Sancet janë disa nga mesfushorët që shfaqen së bashku me të lënduarit Marcos Llorente dhe Koke, si dhe ai i Mikel Oyarzabal. Ai që nuk figuron është Fabian Ruiz.

Iago Aspas ka mundur të hyj në planet. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren që nga qershori i vitit 2019, kur e bëri atë kundër Ishujve Faroe.

Borja Iglesias, Ansu Fati, Alvaro Morata, Dani Olmo, Ferran Torres, Rodrigo Moreno, Marco Asensio, Gerard Moreno, Yeremi Pino, Nico Ëilliams dhe Pablo Sarabia janë disa nga sulmuesit që hyjnë në mendje dhe në listën e trajnerit të dërguar të premten  në FIFA.

Lista përfundimtare do të dalë më 11 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori