LAJMI I FUNDIT:

Enrique: Ëndërrojmë kualifikimin, por kemi pak mundësi

Enrique: Ëndërrojmë kualifikimin, por kemi pak mundësi

Luis Enrique ka folur pas humbjes turpëruese të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain.

Barcelona është zënë në befasi nga kampionët e Ligue 1 duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0, humbje kjo që ka vite që si ka ndodhur katalunasve dhe kjo ia ka humbur besimin edhe trajnerit Enrique.


PSG tmerron Barcelonën, shumë afër kualifikimit (Video)
Lexo po ashtu PSG tmerron Barcelonën, shumë afër kualifikimit (Video)

Sipas trajnerit spanjoll, ekipi i tij do të kërkoj kualifikimin deri në fund, por të arrihet do të jetë shumë vështirë.

“Jemi në mes të garës, do të jetë e vështirë, por ne mund të ëndërrojmë në një skenar ndryshe”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

“Ne jemi një ekip që përgjatë sezonit kemi treguar se mund të bëjmë ndeshje të mira, por realisht kemi shumë pak mundësi”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/