LAJMI I FUNDIT:

Enrique dhe Rubiales u përpoqën të shtynin portierin De Gea të pensionohet nga Spanja

Enrique dhe Rubiales u përpoqën të shtynin portierin De Gea të pensionohet nga Spanja

Thuhet se portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, u trondit kur u urua për pensionimin e tij ndërkombëtar.

32-vjeçari nuk i ka varur zyrtarisht dorezat për Spanjën, pavarësisht se nuk është zgjedhur në skuadrën e tyre për Kupën e Botës “Katar 2022”.


Trajneri Luis Enrique vendosi të marrë në vend të tij emra si Unai Simon, Robert Sanchez dhe David Raya.

Gazetari Jose Alvarez ka zbuluar disa detaje interesante për gazetën spanjolle El Chiringuito, të cilat lidhen me portierin e Unitedit.

“De Gea ka qenë një temë paksa e çuditshme. Papritmas ai u zhduk nga thirrjet disa muaj më parë dhe Luis Enrique e telefonoi Davidin për t’i thënë se nuk do të llogariste tek ai. Ai i tha se ishte një vendim teknik. Natyrisht, Davidi e pyeti se cila ishte arsyeja, por atij nuk iu dha ndonjë shpjegim i mëtejshëm”, zbuloi fillimisht Alvarez.

“Disa ditë më vonë Davidi merr një mesazh nga (Luis) Rubiales, presidenti i Federatës, i cili thotë: “David më vjen mirë që më në fund morët vendimin për të cilin keni menduar. Tashmë më kanë thënë që po largohesh nga kombëtarja”.

“Më fal? Nuk ka heqje dorë nga asgjë, kush të ka thënë që unë hora dorë? Trajneri më ka thënë se nuk do të llogarisë tek unë, por asnjëherë nuk kam hequr dorë nga kombëtarja dhe as nuk e kam ndërmend ta bëj, domethënë nëse thirrem”, iu përgjigj De Gea presidentit Rubiales.

“Ai ishte pak i befasuar nga komunikimi mes Luis Enriques dhe Rubiales dhe mesazhi që erdhi nga Rubiales më pas. Në një vit e gjysmë të fundit, De Gea ka qenë shumë i mirë, duke qenë protagonist i Manchester United pothuajse në çdo ndeshje dhe ai shihej si pjesë e të treve në kombëtare”, shtoi Alvarez.

“Unë nuk them se ai duhet të jetë titullar, por ai besonte se mund të kontribuonte me përvojën e tij. Ai ishte pak i befasuar që Rubiales i dërgoi mesazhin duke thënë se do të jepte dorëheqjen nga kombëtarja ose se ai e kishte marrë vendimin pasi e kishte menduar këtë, pa marrë parasysh urimet për marrjen e vendimit”, përfundoi gazetari i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori