LAJMI I FUNDIT:

Eni Koçi feston ditëlindjen e 26-të, Genc Prelvukaj: Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë

Eni Koçi feston ditëlindjen e 26-të, Genc Prelvukaj: Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë

Artistët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë ndër çiftet më simpatike dhe më të njohura në estradën shqiptare.

Dyshja pak javë më parë konfirmuar se ata janë të martuar që nga viti 2019 ndërsa gjithashtu pritet të bëhen prindër.


Ndërsa, sot (e martë) këngëtarja e njohur shqiptare feston ditëlindjen e 26-të.

Foto: Eni Koçi/Instagram

Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar as urime të shumta për artisten nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj të shumtë.

Por, padyshim vëmendjen më të madhe ka marrë urimi që ia dedikoi partneri i saj prej shumë vitesh, artisti Genc Prelvukaj.

Foto: Genc Prelvukaj/Instagram

Përmes një imazhi të Enit që postoi në llogarinë e tij në Instagram, Genci ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar personin e tij të zemrës.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj në pritje të fëmijës së parë së bashku
Lexo po ashtu Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj në pritje të fëmijës së parë së bashku

Më poshtë urimi i plotë i Gencit për Enin:

Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë. Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufij, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti. Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur”, ka shkruar Genci në urimin e tij.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori