LAJMI I FUNDIT:

Engjëllusha Salihu publikon këngën e re “Muhabeti”

Engjëllusha Salihu publikon këngën e re “Muhabeti”
Engjëllusha Salihu (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, ditën e sotme (e diel) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Muhabeti” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka promovuar në xhirimet e Vitit të Ri.


Artistja vjen me një paraqitje atraktive, ndërsa kënga po ashtu është mjaft ritmike.

Engjëllusha Salihu (Foto: YouTube)

Projektin tashmë e gjeni të kompletuar në platformën YouTube, i cili pritet të pëlqehet edhe nga publiku.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë që “Muhabeti” vjen pas “Vëllau xheloz” që e solli në muajin gusht dhe që tashmë ka mbledhur mbi një milion klikime.

Engjëllusha përndryshe për pak vite në skenë ka arritur të fitoj zemrat e publikut, duke u shndërruar në një nga artistet më të pëlqyera në treg. /Telegrafi/