LAJMI I FUNDIT:

Energjia elektrike arrin çmime rekord në bursa, Shqipëria anulon tenderin

Energjia elektrike arrin çmime rekord në bursa, Shqipëria anulon tenderin

Kriza energjitike duket se është pranë. Energjia elektrike ka arritur nivele rekord në bursë. Gjatë se premtes një megavat po shitet me  mbi  750 euro në orar piku. Ndërkohë Korporata Elektroenergjitke Shqiptare ka anuluar përsëri tenderin për të blerë energji për fundjavën. Aktualisht KESH po plotëson nevojat e furnizimit të konsumatorëve shqiptarë  vetëm nga prodhimi vendas.

Mësohet se vendimi për të anuluar tenderin për periudhën 27-28 gusht  ka ardhur si pasojë e çmimeve rekord që janë shënuar në bursa.


KESH bën me dije shifrat e rritjes së çmimit të energjisë janë 7 herë më të larta se një vit më parë dhe bën apel për kursim nga qytetarët.

Për shkak të prodhimit të lartë të energjisë për të plotësuar nevojat e vendit, niveli i ujit në Fierzë është ulur ndjeshëm duke arritur në 273.7 metra. Ky rezulton se është një nivel nën mesataren shumë vjeçare për këtë periudhë.

Kjo situatë tregon se kriza energjitike po thellohet ndërsa qeveria ka paralajmëruar se që prej muajit tetor do të rikthehet fasha për faturimin e qytetarëve. Familjarët që do të shpenzojnë më shumë se 800 kilovator do të detyrohen të blejnë energjinë elektrike me çmim tregu e cila është deri në 4 herë më shtrenjtë.

Kriza energjitike ka prekur një sërë vendesh të rajonit dhe Europës ndërsa ekspertët parashikojnë se gjatë vjeshtës dhe dimrit situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Për shkak të vështirësive Maqedonia e Veriut shpalli gjendje krize në sektorin e energjetikës. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë për 30 ditë.

Ndërkohë që Kosova pak kohë më parë nisi kufizime disa orëshe të energjisë elektrike.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori