LAJMI I FUNDIT:

Energjia e festivalit “Prishtina Max Fest” mahnitë publikun

Energjia e festivalit “Prishtina Max Fest” mahnitë publikun

Me një atmosferë elektrizuese dhe energji të pashtershme, ka përfunduar edhe edicioni i tretë i Festivalit më të madh jokomercial “Prishtina Max Fest” këtë të martë më 9 maj e që ka filluar nga 7 maj.

Për tri ditë nga ora 10:00 deri në 23:00, në këtë organizim madhështor i cili është planifikuar dhe është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Max Travel në sheshin më të ri të “George Bush” ka pasur shumë gjëra për të bërë duke filluar nga panairi i turizmit, shumë surpriza, aktivitete të ndryshme dhe megakoncerte për të gjitha grupmoshat në një organizim të vetëm, ku ka kaluar kufijtë e pritshmërisë për mënyrën e përsosmërisë në të gjitha detajet.


Festivali më i madh jo komercial në Kosovë ka qenë i hapur për 3 ditë me radhë duke filluar nga ora 10:00-23:00 në sheshin George Bush në Prishtinë.

Panairi i turizmit fillonte çdo ditë prej orës 10:00 nga data 7-9 maj, ku ofronte një mundësi të shkëlqyer për të njohur më mirë hotelet luksoze të destinacioneve të njohura nga Turqia, si Antalya dhe Bodrum po ashtu edhe për hotelet nga Dubai e Egjipti. Përmes broshurave, përfaqësuesve të hoteleve dhe stafit të Max Travel të gjithë të interesuarit kishin mundësi të merrnin informacione për të planifikuar udhëtime gjatë 2023 dhe të bënin rezervimin e tyre direkt prej sheshit George Bush nga agjentët e shtijes së Max Travel.

7 Maj 2023

Ditës së 7 Majit i priu programi madhështor i përgatitur enkas për fëmijët, e në anën tjetër përderisa fëmijët ishin duke u argëtuar me palaçon, maskotat e ndryshme, duke bërë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me vallëzime dhe koncert posaçërisht për ta dhe shumë lojëra dhe aktivitete të tjera, qytetarët po informoheshin vazhdimisht nga përfaqësuesit e hoteleve dhe stafi i Max Travel në lidhje me hotelet, për të bërë rezervimet e pushimeve.

Gjatë ditës të gjithë qytetarët që kanë bërë rezervimet në panair përfituan super zbritje nga Max Travel dhe nga hoteli të cilën ata përzgjodhën.

I gjithë programi i menduar dhe realizuar për fëmijë deri në detajin e fundit nga MAX Travel dhe Komuna e Prishtinës filloj qysh ne mëngjes për të vazhduar deri në ora 18:00.

Ndryshe pjese e programit të fëmijëve ishte shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe Qendra kulturore e Komunës së Prishtinës.

Dita e parë e Prishtina Max Fest nuk mbaroi me kaq!

Mbrëmja e shumë pritur filloi me DJ Biggby, turma sa filloi të nxehej skenën e mori Unisons Duo Guitar me një performancë fantastike.

7 Maji kulmoi kur në skenën gjigande tek Sheshi George Bush arriti Bardhi me plotë 45min performancë të jashtëzakonshme para dhjetëra mijëra qytetareve, koncerti i organizuar nga Max Travel në kuadër të Prishtina Max Fest vazhdoi me Divën Elvana Gjata ku dhuroi për të gjithë të pranishmit një super energji me hitet e saj ndër vite për 45minuta.

Vlen të theksohet se energjia e pashtershme e këtij koncerti gjatë tërë mbrëmjes ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni.

Ndryshe në koncert sipas statistikave thuhet të kenë qenë prezent rreth 15.000 persona.

8 Maj 2023

Dita e 8 Majit u hap me panairin e turizmit ne sheshin George Bush nga ora 10:00, e përderisa interesimi i qytetarëve vazhdohej e rritej në anën tjetër nga ora 12:00 u be edhe pritja protokolare për të ftuarit special nga instancat e larta shtetërore, vlen të theksohet se në vizitë në panair ishte edhe ambasadori i Republikës se Turqisë z.Sabri Tunç Angılı së bashku me përfaqësuesit Turkish Airlines z.Suad Abdullahu dhe z.Nuri Sancu, ndër të ftuarit e tjerë prezent ishte edhe Z. Cihan Dinçer, përfaqësues i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA).

Dita e dytë e Prishtina Max Fest nuk mbaron me kaq.

Mbrëmja e shumë pritur filloi me DJ Biggby, turma sa filloi të nxehej skenën e mori Greta Azizi & Duo Guitar me një performance fantastike.

Mbrëmja e 8 Majit kulmoi kur në skenën gjigande tek Sheshi George Bush arriti artisti David Dreshaj me një performancë të jashtëzakonshme para dhjetëra mijëra qytetarëve, për të vazhduar më pas me Offchestra të cilët performuan për plot 60min dhe dhuruan një atmosferë që është vështirë për t’u harruar ndonjëherë, një mbrëmje e gjatë dhe më plotë. Atmosfera nuk mbaroi me kaq ishte Cozman ai që vazhdoi të mbaj publikun të elektrizuar, koncerti i organizuar nga Max Travel në kuadër të Prishtina Max Fest përfundoi me Melinda Ademin ku dhuroi për të gjithë të pranishmit një super energji me hitet e saj ndër vite.

Ndryshe, Max Travel këtë mbrëmje mes shumë performancave artistike të dhuruara nga artistë të ndryshëm, në festival u bën edhe nderime dhe homazhe për artistin e ndjerë Arlind Gjikolli – Gjikla.

Vlen të theksohet se energjia e pashtershme e këtij koncerti gjatë tërë mbrëmjes ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni.

9 Maj 2023

Edhe gjatë ditës së tretë të gjithë të interesuarit po informoheshin për të marr sa ma shumë informacione nga përfaqesuesit e hoteleve për destinacione të ndryshme gjatë gjithë ditës, përmes broshurave dhe ofertave të ndryshme, të gjithë të interesuarit kishin mundësinë të merrnin informacione për të planifikuar udhëtime të ardhshme 2023 dhe të bënin rezervimin e tyre direkt prej sheshit George Bush nga agjentat e shtijes së Max Travel.

Në të njëjtën kohë me rastin e shënimit të ditës së Tokës, fëmijët u argëtuan maksimalisht me aktivitetet dhe ngjyrosjen e banerit unik “THE WORLD IS YOURS TO EXPLORE” te përgatitura nga Max Travel së bashku me organizatën TOKA për të gjithë fëmijët. Këto aktivitetet të realizuara për fëmijë deri në detajin e fundit filluan qysh nga ora 12:00 për të vazhduar deri në ora 18:00.

Ndërsa mbrëmja e 9 Majit ishte një ndër netët më kulminante pavarësisht motit të ligë ku nuk u bë arsye që dhjetëra mijëra qytetarë nuk ndaluan për një performancë të jashtëzakonshme me super yjet. Nata ka filluar si gjithmonë nga një super energji e Dj Biggby e pastaj duke vazhduar për një performancë nga Dafina Bytyci së bashku me Duo Guitar. Pas kësaj, në skenën gjigande tek sheshi George Bush arriti Sabri Fejzullahu me një performanc para gjithë të pranishmeve me një super energji të hiteve te tij ndër vite, por jo edhe kaq pasi pas kësaj në skenë u ngjitën edhe Shemi dhe Iliret për të sjellë këngët më të njohura për të gjithë shqiptarët. Derisa skena u elektrizua për një moment kur e gjitha u kthye në të gjelbër me këngën më të njohur “PAPI CHULO”. Por atmosfera nuk mbaroi me kaq derisa skenës po ju bashkohej Mc Kresha dhe Lyrical Son me shumë brohoritjte nga më shumë se 20.000 të pranishmeve ku zëri i tyre u dëgjua kudo.

Perveç kësaj gjatë kohës së koncerteve nuk mbaronin edhe dhuratat, të pranishmit kishin mundësinë të fitonin një biletë falas nga sponsori gjeneral i Max Fest, Turkish Airlines, e që këtë fat e kishte e zgjedhur në mënyre random, ku këtë çmim e dhuroj para të gjithë qytetarëve ambasadori i Republikës së Turqisë z.Sabri Tunç Angıl.

Vlen të theksohet se super energjia e pashtershme e këtij koncerti gjatë këtyre tri netëve ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori