LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e parealizuar e Tottit, të luante bashkë me Ronaldon: Për mua, ai ka qenë më i miri nga të gjithë

Ëndrra e parealizuar e Tottit, të luante bashkë me Ronaldon: Për mua, ai ka qenë më i miri nga të gjithë
Ronaldo, Francesco Totti (Foto: Getty Images)

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, Francesco Totti ka folur për Fenomenin Ronaldo dhe për përpjekjet e tij që braziliani të transferohej te Roma.

Ikona romake ka thënë se ishte i vetëdijshëm se nuk mund ta bindte ish-lojtarin e Interit dhe Milanit që të nënshkruante për Giallorossët.


“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të luajë me Ronaldon, Fenomenin. Do të kishim sjellë argëtim për 100 vite! Për mua, ai ka qenë më i miri nga të gjithë”, citon Vocegiallorossa.it fjalët e 43-vjeçarit.

Francesco Totti (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Totti edhe në të kaluarën ka thënë se pendimi i vetëm në karrierën e tij ishte që nuk i është dhënë rasti të luante me Ronaldon.

Rrëfimi emocionues i Tottit për Romën: Shpesh ndalem para hyrjes dhe qaj, kur kujtoj se pas 30 vitesh nuk mund të hyj brenda
Lexo po ashtu Rrëfimi emocionues i Tottit për Romën: Shpesh ndalem para hyrjes dhe qaj, kur kujtoj se pas 30 vitesh nuk mund të hyj brenda

“Gjithmonë e kam thënë – e vetmja gjë që më mbetet peng në karrierën time është që nuk kam mundur të luaj me Ronaldon. Do të kishte qenë ëndërr për ne të dy. Ai ka shënuar shumë gola, por po të më kishte mua pas, jam i sigurt se do të kishte shënuar akoma më shumë”, kishte deklaruar Totti në një intervistë të mëhershme për Corriere della Sera.

Ronaldo si lojtar i Interit (Foto: Claudio Villa /Allsport/Getty Images/Guliver)

Si kundërshtarët, dy legjendat e futbollit janë takuar shtatë herë në nivel klubesh: katër herë kur ai luante te Interi, dy herë gjatë kohës kur ishte te Real Madridi dhe një herë kur luante te Milani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori