LAJMI I FUNDIT:

“Ende nuk mund ta besoj, është si një ëndërr” – Kumbulla mezi pret të punojë me Mourinhon te Roma

“Ende nuk mund ta besoj, është si një ëndërr” – Kumbulla mezi pret të punojë me Mourinhon te Roma

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ka thënë se mezi pret të punojë me trajnerin e ri të Romës, Jose Mourinho, i cili sipas tij do ta instaloj mentalitetin fitues në ekip.

Mourinho do të drejtojë ekipin e Romës për sezonin e ri, pasi erdhi si pasues i Paulo Fonsecas.


Dhe ylli shqiptar, Kumbulla është i ngazëllyer për mundësinë e punës me trajnerin portugez dhe mezi pret ta takojë e të punojë me të.

Tre gjërat që Mourinho duhet t’i rregullojë te Roma
Lexo po ashtu Tre gjërat që Mourinho duhet t’i rregullojë te Roma

“Ende nuk mund ta besoj. Është si një ëndërr që të stërvitesh nga Mourinho dhe do të jetë një arsye tjetër për tu përmirësuar dhe rritur shumë më shumë”, ka thënë fillimisht Kumbulla për Goal.

“Unë ende nuk kam folur me të, por e di që do të flas me të kur të arrijë në Romë dhe do të jetë një përvojë e pabesueshme”.

Mourinho ka fituar trofe në klube në të gjithë kontinentin – duke përfshirë Porton, Chelsean, Interin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin – dhe Kumbulla beson se historia e tij e suksesit do të transformojë Romën.

“Gjëja më e rëndësishme që Mourinho do t’i sjellë Romës është një mentalitet fitues. Të gjithë e dinë se ai ka fituar diçka në çdo ekip që ka menaxhuar”.

“Unë do të mësoj shumë gjëra taktike dhe teknike prej tij, por gjëja më e rëndësishme është mentaliteti fitues”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori