LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka asgjë zyrtare rreth blerjes së Besës së Pejës nga ‘Dukagjini’ dhe emërimit të Ismet Munishit në krye të klubit

Ende nuk ka asgjë zyrtare rreth blerjes së Besës së Pejës nga ‘Dukagjini’ dhe emërimit të Ismet Munishit në krye të klubit

Shumë tym rreth të ardhmes së klubit të madh kosovar, Besa nga Peja, por ende asgjë zyrtare.

Sezoni i fundit në Superligën e Kosovës në futboll ishte i ‘zi’ për futbollin pejan dhe atë kosovar në përgjithësi.

Kjo pasi klubi me nam të madh, Besa e Pejës, ka humbur statusin e ekipit elitar, duke rënë nga kategoria për herë të parë në histori.

Ismet Munishi, trajner i Besës së Pejës në Ligën e Parë
Lexo po ashtu Ismet Munishi, trajner i Besës së Pejës në Ligën e Parë

Vetëm disa ditë pas përfundimit të sezonit u përfol shumë në media rreth një ri-formatimi të klubit, për të kaluar nga drejtuesit komunal në ata privatë.

Në media u përfol shumë rreth blerjes së klubit nga korporata e njohur ‘Dukagjini’, e cila nën pronësi ka Radiotelevizionin, kompaninë e sigurimeve, shtypshkronjën, por edhe disa kompani tjera.

Drejtori i Dukagjinit, Korab Lluka dhe Ismet Munishi

Mediat gjithashtu raportuan se pronarët e rinj të klubit pejan kanë arritur marrëveshje edhe me trajnerin e njohur Ismet Munishi, për ta udhëhequr klubin në sezonin e ri.

Megjithatë, sipas burimeve të brendshme të Telegrafit ende nuk ka asnjë zyrtare rreth marrjes në pronësi të Besës së Pejës nga korporata Dukagjini.

Lluka gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Burimet tona mësojnë se palët janë takuar dhe kanë diskutuar rreth marrëveshjes, por ende nuk asgjë zyrtare momentalisht dhe duhet të presim vetëm disa ditë për të kuptuar plotësisht nëse marrëveshja do të jetësohet.

Por, një gjë është e sigurt, nëse ‘Dukagjini’ merr nën pronësi Besën e Pejës, rikthimi në Superligë nuk do të jetë fare temë, ndërsa fituesit më të madh do të ishin sportdashësit pejan, por edhe gjithë kosovarët. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori