LAJMI I FUNDIT:

Ende asgjë për kompanitë e kontestueshme aplikuese në Fondin për inovacion në Maqedoni (Video)

Ende asgjë për kompanitë e kontestueshme aplikuese në Fondin për inovacion në Maqedoni (Video)

Fondi i inovacioneve akoma pa përgjigje se çfarë do të ndodhë me katër kompanitë që kanë aplikuar për grante, e për të cilat u zbulua se në një pjesë të strukturës pronësore, ka bartës të posteve publike. Bëhet fjalë për kompanitë “Dekodiks”, ku në mesin e pronarëve paraqitet Hristina Kerkez, kushërire e këshilltares së kryeministrit, Cvetanka Laskova, “T- Sens Konsallting” ku pjesëmarrëse është Merita Ademi, anëtare e familjes së ministrit të kulturës, Asaf Ademi, “Mikrosam- Prilep” ku si aksionar paraqitet ish ministri Vele Samak si dhe “Kontura” ku pronare është Elena Doneva, anëtare e familjes së ish ambasadorit, Jovan Donev.

Nga Fondi shprehen se ju duhet kohë që të përgatitin udhëzues se si të veprojnë në raste të këtilla.


“Për kohë të shkurtë, ditët në vijim do ta prezantojmë këtë udhëzues gjegjësisht këtë protokoll për vlerësimin e rrezikut, që do ta shfrytëzojmë edhe për këto katër kompani, por do ta shfrytëzojmë edhe për situatat e ardhshme me të cilat mund të ballafaqohemi në të ardhmen”, thotë Jovan Despotovski- drejtor i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik

Pasi u kërkua, kompanitë vet u prononcuan se në strukturën pronësore kanë bartës të funksioneve publike apo kushëri të afërt. Edhe pse për katër kompanitë në fjalë tek tani pritet vendimi, Despotovski paralajmëroi se mjetet do t’u jepen kompanive të tjera. Paraprakisht nga mjetet e Fondit hoqën dorë kompanitë, ku një prej pronarëve është zv. kryeministri Koço Angjushev./Alsat-M/