Republika “Maqedonia e Ilindenit” nuk është emër adekuat për përfaqësimin e shtetit në nivel ndërkombëtarë. Kështu vlerësojnë historianët duke dyshuar se prapa kësaj zgjidhje ekziston një prapavije negative. Historiani Mire Mlladenkovski vlerëson se opinioni u përgatit për një kohë të gjatë me emër me përcaktues gjeografik, ndërsa tani ai thotë se kemi të bëjmë me përcaktues kohor.
“Gjatë gjithë kohës është folur për përcaktues gjeografik. Kjo që doli tani nuk është përcaktues gjeografik. është përcaktues i pastër kohor i njohur për opinionin në Maqedoni, por kur flasim për përdorimin ndërkombëtarë të emrit, unë nuk e di se kujt nga shtetet ndërkombëtare e ka të qartë se çfarë do të thotë Maqedonia e Ilindenit. Mua më frikëson fakti se mos pas kësaj fshihet ndonjë agjendë krejtësisht tjetër sepse kohëve të fundit ishim dëshmitarë të ndërlikimeve të punëve në këtë problem bilateral”, thotë historiani Mire Mlladenovski.
Maqedonia e Ilindenit nuk është e pranueshme as për shqiptarët në Maqedoni, thotë historiani Vebi Xhemaili pasi një propozim i tillë sipas tij bie ndesh me interesat e shqiptarëve.
“Unë mendoj se edhe ky propozim i ri nuk është fare i pranueshëm për shqiptarët sepse me kryengritjen e Ilindenit, historiku i tyre shkon në kontinuitet që të ruhet historia e tyre maqedonase. De fakto këtu preken shumë thellë interesat e shqiptarëve të cilët në këtë kohë gjithmonë kanë luftuar për bashkimin kombëtarë dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare në atë kohë ka qenë kundër kryengritjes së Ilindenit”, shpjegon historiani Vebi Xhemaili.
Për Denkon Maleskin, ish ministër i Punëve të jashtme, propozim më i mirë do të ishte “Maqedonia e Re”.
“Nga takimet që i kam pasur që moti kohë, del që Maqedonia e Re është i pranueshëm për të gjithë botën. Edhe asokohe ky propozim ka pasur mbështetjen e perëndimit në kuptimin se duhet patjetër të bëni kompromis me Greqinë dhe kur do ti lenit rrënjët e Aleksandrit të Madh dhe antikës, atëherë ju jeni Maqedonia e re”, deklaroi Denko Malevski, ish-Ministër i Punëve të Brendshme.
Emri që doli në opinion ka nxitur reagime të shumta në mesin e personaliteteve të ndryshme duke shkaktuar befasi, por edhe ironizime nga më të ndryshme. Alsat-M
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet një person nga Manastiri i kërkuar me fletarrest
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare