LAJMI I FUNDIT:

Emre Can mirënjohës Juventusit përjetë: E zbuluan që kam kancer, u shërova fal tyre

Emre Can mirënjohës Juventusit përjetë: E zbuluan që kam kancer, u shërova fal tyre

Emre Can i është gjithmonë mirënjohës Juventusit, jo vetëm për përvojën e tij te bardhezinjtë në Serie A, por edhe për gjëra të tjera.

I intervistuar nga DAZN, mesfushori zbuloi se kishte zbuluar se kishte kancer në tiroide në vitin 2018 falë testeve mjekësore të kryera për transferimin nga Liverpooli në Torino.


Kontrolle që bënë të mundur identifikimin trajtimin në kohë të sëmundjes.

“U jam jashtëzakonisht mirënjohës mjekëve: disa muaj pas vizitave mjekësore me Juven më thirrën. As që e dija se çfarë po ndodhte, nuk kisha dëgjuar kurrë për një tiroide dhe nuk e dija se kisha tumor. Transferimi në Torino ia vlejti vetëm për këtë”, ka thënë Can.

Më tej, Emre Can shpjegon situatën dhe ka një mesazh për të gjithë njerëzit.

“Kisha kancer në tiroide dhe kisha nevojë urgjente për një operacion. Kjo ngjarje e ka ndryshuar shumë jetën time. Mund të kesh shumë para, mund të kesh gjithçka, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme”.

“Është pjesë e jetës, i këshilloj të gjithë të bëjnë disa kontrolle. Nuk ka rëndësi sa të shëndetshëm besojmë se jemi; nëse i zbulojmë këto gjëra në kohë, ne mund të shërohemi”.

Pa kontrollet e thelluara kur po transferohej në Torino, në fakt, Emre Can ndoshta do ta kishte vënë re vonë tumorin.

Ndoshta shumë vonë për ta përballuar atë me të njëjtën forcë dhe efektivitet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori