LAJMI I FUNDIT:

Emisioni më sfidues “TAP Quiz” po fillon në GjirafaVideo

Emisioni më sfidues “TAP Quiz” po fillon në GjirafaVideo

Sonte ,në ora 19:00 fillon kuizi më inovativ në Kosovë “Tap Quiz”, ku për veç lojërave të shumta e moderatorëve të njohur për publikun, do të ketë shumë e shumë shpërblime.

“Tap Quiz” do ju sfidojë dhe do keni mundësi të bëheni fitues i super shpërblimeve. Nga sot, 5 nëntor, në ora 19:00 ju do të bëni “TAP”, e nëse jeni ndër tre të parët, do të fitoni shpërblime fantastike.


Ky quiz, ndryshe nga të tjerët do të luhet vetëm online përmes GjirafaVideo.com dhe do të ndahet në tri kategori:

Tap n’all i cili është kuiz me pyetje të përgjithshme, me moderatoren e famshme dhe tani fytyrën e re të Gjirafa, Jonida Vokshi. Ky quiz do të fillojë rrugëtimin javor sot (e martë) dhe do të shfaqet drejt për drejt çdo të Marte prej të njëjtës orë.

Regjistrimi për Tap n’all veç se ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fillim të quizit. Ju nga tash mund të regjistroheni që të bëheni pjesë e tij. Më pas do të prisni orën 19:00, ku në GjirafaVideo shfaqet Jonida dhe lajmëron lojën.

Përveç Tap n’all, çdo të mërkure do të shfaqet edhe Tap n’shije, e udhëhequr nga shumë e dashura Arta Nitaj, cili do t’u dedikohet adhuruesve të ushqimit dhe kuzhinës. Tap n’shije fillon gjithashtu nga ora 19:00.

Çdo të enjte do të shfaqet Tap n’dije, kuizi me pyetje nga njohuritë shkollore, i cili do të udhëhiqet nga aktori i famshëm Rifat Smani. Pra fillon prej 7 nëntor në ora 19:00.

Për secilin kuiz duhet të kyçeni dhe të hyni në kuiz, tre herë në javë.

Përveç shpërblimeve të shumta për çdo kuiz dhe fytyrave të njohura dhe shumë të dashura që udhëheqin ato, çka e bën të veçantë Tap Quiz është formati i tij. Nga shtëpitë tuaja ju do të regjistroheni dhe do të bëheni gati për lojë. Duhet të jeni të saktë në përgjigje dhe sa më të shpejtë, gjasat që të jeni ndër tre fituesit e parë janë më të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e kuizit klikoni në këtë LINK.

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori