LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski flet për divorcin nga Sebastian Bear-McClard: Ndjej zemërim dhe dhimbje

Emily Ratajkowski flet për divorcin nga Sebastian Bear-McClard: Ndjej zemërim dhe dhimbje

Emily Ratajkowski është e zemëruar, por beson se do të jetë ‘mirë’ pas ndarjes së saj nga bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard.

“I ndjej të gjitha emocionet”, tha modelja, 31 vjeçe, për Harper’s BAZAAR për kopertinën e revistës në nëntor, të publikuar të enjten.


“Ndjej zemërim, dhimbje. Ndjej gëzim. Çdo ditë është e ndryshme”, vazhdoi ajo.

Emily Ratajkowski

“E vetmja gjë e mirë që di është se po i ndjej të gjitha ato gjëra, gjë që është mirë sepse më bën të besoj se do të jem mirë”.

Ratajkowski – e cila së fundmi ishte parë duke u shoqëruar me DJ Orazio Rispo – pranoi se ka qenë në disa takime.

Emily Ratajkowski fotografohet duke puthur me pasion një burrë misterioz - pak pasi konfirmoi se është beqare
Lexo po ashtu Emily Ratajkowski fotografohet duke puthur me pasion një burrë misterioz - pak pasi konfirmoi se është beqare

Duke reflektuar mbi historinë e saj të takimeve, ylli i “I Feel Pretty” tha se dikur nuk dallonte cilësitë që i pëlqenin tek një partner.

Emily me ish-bashkëshortin

“Unë me të vërtetë doja të jem e zgjedhur”, shpjegoi ajo. “Ishte e vështirë për mua të shkoja në një takim me dikë dhe të mendoja se sa më pëlqente apo nuk më pëlqente. Do të kisha menduar se si po më perceptonin, çfarë do të thoshte, çfarë donin nga unë, çfarë do të thoshte për vetëvlerësimin tim”.

“Tani është me të vërtetë kënaqësi të shkosh në darkë me dikë dhe të thuash: “Mirë”. Më pëlqejnë shumë këto pjesë të tyre. Me të vërtetë nuk më pëlqyen këto pjesë të tjera”, tha ajo.

Emily me ish-bashkëshortin

Diku tjetër në intervistë, modelja ruse, që ndan djalin 1-vjeçar Sylvester Apollo Bear me ish-in e saj, tha se të qenit nënë i jepte prioritet asaj që ka rëndësi për të në fund të ditës.

“Unë kurrë nuk kam pasur prioritete kaq të qarta më parë në jetën time”, tha ajo. “Numri një është Sly, dhe kjo është kaq. Më ka bërë të rivlerësoj atë që është e rëndësishme për mua”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori