LAJMI I FUNDIT:

Emery si Trapattoni

Emery si Trapattoni

Tre triumfe në Evropa Ligë, ish-Kupa e UEFA-së, një rekord për trajnerin Unai Emery, pasi të gjitha trofetë janë fituar në tre sezonet e fundit.

Trajneri i Sevillas ka barazuar një gjigant të futbollit botëror si Giovanni Trapattoni, i vetmi deri tani që kishte fituar tre herë këtë garë.

“Liga e Evropës është kompeticioni ynë, e duam shumë dhe ndihemi si në shtëpi, edhe pse vitet e fundit është rritur ndjeshëm rivaliteti”.

“Luajtëm keq në pjesën e parë, por më pas u kujtuam që fusha asnjanëse ishte njësoj si stadiumi ynë dhe u kthyem skuadra e zakonshme”.

“Triumfi ka një vlerë të jashtëzakonshme, edhe sepse na çon në Ligë e Kampionëve, ku duhet të kemi një ritëm tjetër”.

“E ardhmja ime? Kam një kontratë dhe respektin e të gjithëve, por futbolli ka gjithmonë të papritura”, ka thënë Emery.