Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë në një deklaratë befasuese së nuk dëshiron të përballet asnjëherë me Liverpoolin.

The Gunners do të përballen me The Reds të shtunën e kësaj jave, e që aktualisht janë të vetme skuadra që kanë fituar dy ndeshjet e para në ligën angleze.

Por, para përballjes që do të jetë ndeshja kryesore e xhiros së tretë në Angli, trajneri spanjoll ka thënë se Liverpooli është skuadra më e frikshme aktualisht në ligë.

“Sa për ne, nuk dëshirojmë të luajë asnjëherë ndaj Liverpoolit”, ka thënë 47-vjeçari kur u pyet për takimin ndaj gjashtë herë kampionit evropian.

“Ne preferojmë që të mos luajmë ndaj tyre. Kjo është një sfidë e vështirë, është test për ne. Për tifozët, për të gjithë ne, të shkojmë atje me gjashtë pikë është shumë e mirë”.

Sokratis: Më lehtë është të mbrohesh ndaj Liverpoolit se sa Burnleyt Sokratis: Më lehtë është të mbrohesh ndaj Liverpoolit se sa Burnleyt

“Kur luajmë ndaj tyre na tregon se në çfarë gjendje jemi dhe na tregojnë pikat se ku duhet të punojmë më shumë. Kjo javë do të sjell një përballje interesante”, ka shtuar më tej Emery.

Skuadra e Jurgen Kloppit shihet si favorit për ta fituar Ligën Premier në këtë sezon, mirëpo rivalizohen edhe nga Manchester City. /Telegafi/